Gjermania jep dritën jeshile për rregulloren e re të azilit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania pritet të braktisë kundërshtimin e saj ndaj zgjidhjes së propozuar për krizën në politikën evropiane të azilit. Sipas informacioneve nga studioja e ARD, kancelari Olaf Scholz vendosi në mbledhjen e kabinetit që Berlini “as nuk do të ndalojë dhe as bllokojë” reformën e sistemit evropian të azilit në Bruksel. “Frankfurter Allgemeine Zeitung” raporton, duke iu referuar qarqeve qeveritare, se kancelari “ushtroi autoritetin e tij”.

Rregullorja e krizës është pjesë e Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit (GEAS). Kjo rregullore ka qenë objekt polemikash në Gjermani, veçanërisht midis liberalëve të FDP-së dhe të Gjelbërve.

Sekretari i Përgjithshëm i FDP-së, Bijan Djir-Sarai e kritikoi ashpër linjën e ndjekur deri tani nga të Gjelbërit. “Qoftë për reformat në nivel europian apo për klasifikimin e vendeve të sigurta të origjinës: në aspektin e politikës së migracionit, të Gjelbrit përfaqësojnë një rrezik për sigurinë e vendit dhe e bëjnë të vështirë, nëpërmjet pozicioneve larg realitetit veprimin koherent të qeverisë dhe zgjidhjet ndërpartiake”, tha ai.

Opozita e CDU/CSU e kritikoi gjithashtu qeverinë federale për rrezikimin e të gjithë reformës së sistemit GEAS duke e bllokuar atë.

Të Gjelbrit kritikojnë

Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock (të Gjelbërit) tha në platformën X (ish-Twitter) se rregullorja mund të “nxisë transferimin e një numri të madh refugjatësh të paregjistruar në Gjermani”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kishte deklaruar sërish në mesditë se rregullorja e krizës nuk mund të miratohej në këtë formë.

FDP, nga ana tjetër, është në favor të projektit – dhe mbështet miratimin e tij. Ministri i Financave dhe lideri i partisë Christian Lindner tha gjatë një sesioni për pyetjet ndaj qeverisë në Bundestag: “Unë jam ndërkohë i bindur se qeveria federale do të miratojë paketën e azilit në nivel evropian”. Kjo përfshin një ndryshim themelor paradigme, duke përfshirë mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Evropës, thjeshtimin e procedurave të azilit dhe “zhvendosjen e paraqitjes së një kërkese për azil jashtë Bashkimit Evropian”. Qeveria federale merr përsipër përgjegjësitë e saj.

Lexo edhe :  Rrethohet me tanke shtëpia e liderit të Hamasit/ Netanyahu: Çështje kohe para se ta kapim

Standarde më të ulëta për migrantët

Rregullorja e BE parashikon rregulla të veçanta në rast të presionit veçanërisht të lartë të migracionit. Këto përfshijnë afate më të gjata për regjistrimin e azilkërkuesve në kufijtë e jashtëm dhe mundësinë e uljes së standardeve për strehim dhe kujdes. Rregulla më të rrepta mund të zbatohen edhe për njerëzit nga vendet me shkallë të lartë njohjeje.

Organizata gjermane Pro Asyl e kritikoi një miratim të mundshëm të rregullores. “Do të ishte një dhuratë për mbështetësit e së djathtës ekstreme në Evropë. Sepse ata përcaktojnë qartë agjendën politike të BE”, shpjegoi Pro Asyl.

Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Austria e kundërshtojnë gjithashtu rregulloren, por për një arsye tjetër: ato kërkojnë rregulla të veçanta edhe më të rrepta në rast krize.

Presion, por asnjë marrëveshje në horizont

Ministrat e Brendshëm të BE takohen të enjten (28.09.) në Bruksel për të diskutuar reformën e diskutueshme të BE për azilin. “Kjo përbëhet nga disa pjesë, dhjetë pjesë ligjesh për të qenë të saktë, dhe një nga këto pjesë është rregullimi i krizës,” shpjegon Jonas Wixforth nga ARD. Po ta bllokonte Gjermania këtë pjesë, e gjithë reforma e azilit do të vihej në rrezik.

Ministrat janë nën presion sepse pjesë të rëndësishme të reformës janë ngrirë papritur. Javën e kaluar, Parlamenti Evropian pezulloi negociatat për dy projektligje, sepse vendet anëtare të BE nuk kishin arritur deri tani një qëndrim të përbashkët.

Presioni mbi diskutimet është kaq i fortë, mbi të gjitha partitë, sepse BE dëshiron të miratojë reformën e azilit përpara zgjedhjeve evropiane në qershor 2024. Për këtë, afati i Komisionit parashikon përfundimin e negociatave për azilin deri në shkurt 2024. Nga një këndvështrim thjesht formal, një marrëveshje për rregulloren e krizës mund të arrihet edhe jashtë takimeve të ministrave të Brendshëm të BE në Bruksel./kb

Të fundit

Stuhi dhe tornado në SHBA/ Raportohet për gjashtë të vdekur

Moti i keq ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raportohet se 6 persona kanë ndërruar jetë pasi tornadot...

Parashikimi i motit/ Temperatura të ulta në gjithë Shqipërinë

Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët, por relativisht i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite kur pritet kalim i...

Horoskopi ditor, 10 Dhjetor 2023

DASHI Gjatë kësaj dite do bëni mirë të reflektoni më gjatë dhe të braktisni disa zakone të këqija. Keni për ta parë se shumë shpejt...

NBA/ Los Angelos Lakers mposhtin Indiana Pacers dhe janë fitues të In-Season Tournament

LeBron James dhe Anthony Davis kombinuan për 65 pikë, teksa Los Angeles Lakers fituan turneun inaugurues të NBA In-Season, me rezultat 123-109 ndaj Indiana...

VIDEO/ Inter mposht lehtësisht Udinesen në “Giuseppe Meazza” dhe rikthehet në kryesim

Interi rikthehet sërish në krye të Serie A. Skuadra e Simone Inzaghit zhvilloi një ndeshje perfekte në “San Siro” duke mposhtur 4-0 Udinesen. Fundi i...

Lajme të tjera

Web TV