‘Kurrë mos harro!’/ Drejtori i Policisë së Shtetit deklaratë për mediat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku ka dhënë detaje në lidhje me megaoperaconin e koduar “Never Forget”.

Përmes një konference për mediat, Rrumbullaku u shpreh se u zbardhen 6 vrasje, janë lëshuar 15 urdhër arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 12 prej tyre, teksa 3 persona janë shpallur në kërkim.

Ai nënvizoi se janë zbuluar edhe 5 raste të shkatërrimit të pronës me dhunë. Këto ngjarje kanë ndodhur në disa qytete të vendit.

“U bë e mundur finalizimi i megaoperacionit. Gjatë këtij megaoperacioni u zhvilluan hetime me profesionalizëm që sollën zbardhjen e 6 vrasjeve, 5 raste te shkatërrimit te pronës, 1 rast i kanosjes së policisë, zbardhjen e dy vrasjeve të kryera në Greqi. Prokuroria Elbasan ka lëshuar 15 urdhra ndalimi, janë ekzekutuar 12, ndërsa 3 janë shpallur në kërkim.

Më 17/10/2021, Prokuroria Elbasan, ka regjistruar procedim penal për veprën vrasje me paramendim. Nga studimi i akteve hetimore, më 7/10/2021/ në Peqin është vrarë Alban Semaku.

I dyshuar është Artan Tafani, lindur dhe banues në lushnje, Nga hetimet, dysohet se ky shtetas me të tjerë, ka kryer vrasje e ngjarje të tjkera kriminale në periudhëm 2021-2023, në disa qytete. Vrasja e Çajup Selimit, më 1/06/2021 në Tepelenë, vrasja e Fridan Xhaferi më 2/06/2021, vrasja e Alban Semaku, më 16/10/2021, vrasja e Albi Bashaliu, më 27/12/2021 në Peqin, vrasja e mbetur në tentativë ndaj Kujtim Mete. Ka pasur 5 raste të shkatërrimit me eksploziv”, theksoi ndër të tjera Rrumbullaku./I.S

Të fundit

Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA falë tarifave të mia!

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi....

PD po merr fund! Anëtarët e saj po punësohen në administratë

Ndërsa jemi në kulmin e sezonit të pushimeve dhe në prag të shtatorit, muajit kur pritet të konstituohet Parlamenti i ri, dalë nga zgjedhjet...

Kosovë, protestë kundër Gjykatës Speciale për vendimin ndaj Thaçit

Këtë të enjte në Prishtinë zhvillohet protesta kundër Gjykatës Speciale dhe vendimeve të saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Si rrjedhojë disa emigrantë kanë zhvilluar...

Rusia konfirmon: SHBA na bëri një propozim të pranueshëm

Pasi Donald Trump tha se një takim me Putin dhe Zelenskin mund të zhvillohej së shpejti, edhe Kremlini ka konfirmuar se presidenti rus dhe...

Qarku i Fierit, ndër të vetmit me rritje të numrit të krerëve të lopëve

Prodhimi vendas në Shqipëri kohët e fundit është bërë objekt i sulmeve të shumta në media, shpeshherë pa argumente të qëndrueshme dhe larg realitetit...

Lajme të tjera

Web TV