Plas sërish lufta në Kosovë?!/ Ngjela zbërthen skenarët e Vuçiçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokat Spartak Ngjela foli ditën e sotme në emisionin Breaking për sulmin terrorist në veri të Kosovës si dhe skenaret e mundshëm të Aleksandr Vucic në një luftë të mundshme.

“Gjithë sulmet e Serbisë në 150 vjet në botën shqiptare kanë qenë sulme terroriste. Serbia është shtet terrorist që në lindje, nuk janë etni. Shikoni si e kanë konglomeratin.

Tani që ka dalë Kosova, dy frikëra kanë me Kosovën, e Greqisë me Camërinë dhe frika e qeverisë së Serbisë me Vojvodinën.

Shenjat janë që frika e tyre është këtu, por se do fillojë si çështje apo jo këtë nuk e dinë,” tha Ngjela.

Avokati gjithashtu komentoi fjalët e Aleksandr Vucic, i cili ditë më parë u shpreh se “mund të na vrisni të gjithë, por ne nuk do ta njohim kurrë pavarësinë e Kosovës”.

“Një nga terroristët që u plagosën është non-grata në SHBA për terrorizëm. Kjo tregon që janë të shqetësuar. Ka një gjë që frika është gravitacion psikik.

Tërroristët u vendosën në një manastir se nuk dalin dot nga psikologjia e vjetër se na quajnë ne turq.

Duan të të eliminojnë kombësinë tënde nga feja. Meqë je mysliman je turk. Por kjo është monedhë e zhvleftësuar.

Dhe kështu donin që të bëhej një represalje në atë manastir që të dukej si luftë fetare. Donin të thonin që ishte xhamia kundër kishës, por dështuan”, tha Ngjela./  S.M

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV