E trishtë/ Ndahet nga jeta senatorja demokrate (EMRI+FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Senatorja demokrate nga Kalifornia, Dianne Feinstein, u nga jeta këtë të premte në moshën 90-vjeçare.

Ajo shërbeu si senatore e Kalifornisë që prej vitit 1992 dhe ishte një prej disa grave që i hapën rrugë të tjerave më vonë, duke u zgjedhur si ligjvënëse apo senatore atë vit.

Dianne Feinstein ishte një mbështetëse e apasionuar ndaj atyre që shiheshin si përparësi të politikave liberale, të rëndësishme për shtetin e saj, por ajo njihej gjithashtu si një ligjvënëse pragmatiste, që ka kërkuar bashkëpunimin me republikanët e rrugës së mesme për kompromis.

Momenti kryesor në karrierën politike të zonjës Feinstein erdhi në vitin 1978 kur kryebashkiaku George Moscone dhe zyrtari Harvey Milk u vranë në bashkinë e San Franciskos nga ish-zyrtari i këshillit bashkiak, Dan White.

Zonja Feinstein ishte presidente e Bordit të Mbikëqyrësve në bashkinë e San Franciskos, gruaja e parë në këtë post dhe automatikisht pasoi zotin Moscone në postin e kryetares së bashkisë.

Ajo ishte gruaja e parë në postin më të lartë të qytetit të San Franciskos.

Dianne Feinstein ishte një nga dy senatoret nga shteti i Kalifornisë, gruaja e parë që ka shërbyer si Kryetare e Komisionit të Zbulimit në Senat dhe gruaja parë në krye të Komisionit Juridik të Senatit./ VOA/   S.M

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV