Pamela Anderson “thyen rregullat” në Javën e Modës në Paris, shfaqet pa grim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pamela Anderson i mbetet besnike vendimit të saj për të mos përdorur fare grim në daljet e saj publike. Aktorja 56-vjeçare u shfaq pa make up të enjten në prezantimin e koleksionit të veshjeve të grave Isabel Marant Pranverë/Verë 2024 si pjesë e Javës së Modës në Paris. Pam kishte flokët e saj të gjatë bjonde të lëshuara dhe lëkura e saj ishte fare pa grim.

E buzëqeshur dhe gazmore, ajo zgjodhi për këtë rast një fustan midi modest pa mëngë në të verdhë të ndezur. Ajo e kompletoi të gjithë look-un me këpucë nudo me taka të larta, një çantë të ngjashme dhe bizhuteri ari.

Duke folur për vendimin e saj për të adoptuar një pamje më natyrale, ajo thotë: “I vura re të gjithë këta njerëz që e tepronin me grimin dhe tani, më duket sikur po dal kundër gjithë asaj mode dhe po bëj të kundërtën e asaj që janë të gjithë të tjerët duke bërë.

Unë mendoj se ne të gjithë fillojmë të dukemi paksa qesharak ndërsa rritemi. Dhe unë qesh me veten time kur shikoj në pasqyrë. Është gjithashtu një udhëtim”./E.Ç

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV