SPAK hetim pasurisë së Beqjas, verifikim për Gjiknurin dhe “gjurmim” për Ahmetaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK ka vënë në shënjestër hetimi edhe dy ish ministra, përveç ish ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj. Sipas burimeve në SPAK, Ilir Beqjas do t’i hetohet pasuria, ndërsa për Damian Gjiknurin që është i përmendur në hetimin e kolegut të tij Ahmetaj do të fillojnë procedurat e verfikimit. Po dje në një takim me gazetarët, Altin Dumani, shef i SPAK tha se nuk ka shenja që Ervis Martinaj ka vdekur.

 

Prova e zhvillime surprizuese paralajmëron Prokuroria e Posaçme për çështjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati. Duke iu referuar burimeve nga SPAK ka prova të reja penale dhe priten zhvillime surprizuese për ish-zv.kryeministrin Ahmetaj. SPAK ka verifikuar si ka dalë nga Shqipëria, por nuk dihet ende ku ndodhet aktualisht. Ndërkohë dy emra të tjerë, figura të njohura e kryesore të PS-së janë në lupën e SPAK. Për përmendjen e Damian Gjiknurit në kërkesën në Kuvend për lejimin e arrestimit të Ahmetajt, burime të SPAK thanë se “janë duke u bërë të gjitha verifikimet e nevojshme për çdo person a subjekt të përfshirë”.Në lidhje me sugjerimin e Gjykatës së Posaçme për verifikime të thelluara në lidhje me veprimet e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në çështjen e “sterilizimit”, burimet pohuan se ndaj ish-ministrit paralelisht po bëhen edhe verifikime të pasurisë.

Çështja Martinaj

Gjatë takimit informal me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur për disa nga operacionet në fushën e drogës dhe ngjarjet e tjera kriminale, të cilave u ka dhënë përgjigje. Një nga ngjarjet e bujshme është ajo e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej datës 9 gusht të vitit të kaluar. Dumani nuk ka dhënë shumë detaje për fazat e hetimit, por ai u shpreh se për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetojmë. “Nuk kemi prova se ai ka vdekur. Për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetohet”, tha Dumani. Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete.

Dumani pret SHBA në zyrë

Kreu i SPAK takim me zyrtarët e ambasadës së SHBA, Ëisner shpreh vlerësimin për punën kundër krimit dhe korrupsionit. I Ngarkuari me Punë në ambasadën e SHBA-ve, David Ëisner ka zhvilluar një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Përmes një postimi në Faceboook ambasada e SHBA shprehet se Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm. Gjatë takimit Ëisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.

Lexo edhe :  Paketa e Maleve/ Hyn në fuqi udhëzimi për identifikimin dhe shpalljen e zonave prioritare

Basha përjashton 11 deputetë nga grupi i PD, Bardhi: Vendimi ka zero efekt

Partia Demokratike, e drejtuar nga Lulzim Basha ka bërë, këtë të enjte, zyrtar përjashtimin e 11 deputetëve nga grupi parlamentar. Siç thuhet në njoftimin e PD-së, Kuvendit i është komunikuar se këta ligjvënës nuk janë më pjesë e grupit, duke qenë se i janë bashkuar “Rithemelimit” të Sali Berishës. Por koha kur ky vendim është marrë, ka shërbyer për të ndezur debatin e brendshëm në kampin opozitar, pasi vendimi i shkarkimit mban firmën e Gazment Bardhit. Kjo pasi, vendimi për përjashtimet është marrë në fillim të 2022, kur Bardhi ishte zyrtarisht Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Pasi me firmën e tij janë përjashtuar tashmë zyrtarisht 11 deputetë nga Grupi i PD-së, Bardhi ka reaguar me një komunikatë për mediat, ku kërkon që të merret me të qeshur ajo çfarë po bën Lulzim Basha, pasi ka zero efekt dhe është ilegjitim. “Merreni me të qeshur dhe boll harxhuat rreshtat me çfarë bën Lulzim Basha. Përveçse humorit tek çdo mendje normale njerëzore, kanë zero efekt. Është fiks si pohimi “falë mundit tuaj nga sot Edi Rama nuk është më Kryeministër”, që demokratët e dëgjonin pas çdo proteste në 10 vjet opozitë! Si njëri nga deputetët e PD-së, Lulzim Basha nuk ka as legjitimitetin, por as forcën për të përjashtuar askënd. Ndryshimi i përbërjes së grupit parlamentar mund të ndodhë vetëm me vendim të grupit parlamentar. Përtej kësaj, asnjë copë letre, asnjë firmë dhe asnjë vulë e keqpërdorur në ilegjitimitet, nuk ka vlerë”, tha Bardhi. Më tej, Bardhi kërkon që fokusi i deputetëve demokratë të zhvendoset te skandali korruptiv i Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.

 

Asambleja plenare e 22-të/ Shqipëria merr presidencën e Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore

Shqipëria merr një tjetër presidencë të rëndësishme në arenën evropiane. Rrjeti Mesdhetar i Enteve Rregullatore do të drejtohet nga kryetarja e AMA-së, Armela Krasniqi. Përgjatë dy ditëve, në Tiranë do të mbahet edhe Asambleja Plenare e 22-të e këtij instrumenti rregullator për tregun mediatik. Shqipëria mirëpret për herë të parë zhvillimin e Asamblesë Plenare të 22-të të Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore. Në këtë takim do të bëhet dorëzimi i Presidencës së radhës nga përfaqësuesi i Entit Rregullator kroat, Josip Popoviç, te Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, e cila deri tani mbante postin e zv/presidentes. Fokus të veçantë të kësaj konference do të ketë formësimi i audiencës kritike ndaj përmbajtjes së mediave. Aktorët po ashtu do të diskutojnë për Aktin Evropian për Lirinë e Medias, i cili pritet të miratohet së shpejti, si një instrument i ri shumë i dobishëm i Bashkimit Evropian për mbrojtjen e pluralizmin dhe pavarësisë së medias. Konferenca do të mbahet në datat 28-29 shtator dhe janë parashikuar të diskutohen çështje të rëndësishme mbi sfidat me të cilat përballet mjedisi mediatik./kb

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV