Xabi Alonso thyen heshtjen mbi zërat që e lidhin me Realin: “Jemi ende në shtator”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xabi Alonso është kandidati kryesor për të zëvendësuar Carlo Ancelottin në stolin e Real Madrid në fundin e sezonit.

Italiani do të marrë verën e ardhshme drejtimin e kombëtares braziliane, me objektivin për të fituar Kupën e Botës 2026 me Seleçaon.

Ndërkohë, ish-mesfushori i Realit është në “pole position” për t’i zënë vendin në pankinën e “Los Blancos”. Post ku përflitet edhe Roberto De Zerbi (Brighton).

Xabi Alonso, i cili rinovoi me Bayer Leverkusen deri në 2026 gjatë muajit gusht, po bën shumë mirë në Bundesliga me “Aspirinat”.

“Është ende herët për të folur rreth mundësisë së uljes në pankinën e Realit. Jemi në shtator, kjo nuk është një temë për t’u diskutuar në këto momente.

A kam biseduar me futbollistët? Jo, nuk e kam bërë. Ata e dinë si funksionin futbolli, kështu që zërat që më lidhin me Realin nuk janë një shqetësim për ne”, deklaroi trajneri spanjoll i Bayer Leverkusen.

Emri i 41-vjeçarit është lidhur edhe me Liverpoolin, një tjetër skuadër ku ka luajtur si futbollist. Gjithmonë nëse Jurgen Klopp zgjedh ta mbyllë me The Reds në fundin e sezonit.

Të fundit

“Të dashuruar nga gjimnazi”, kush janë personat që u aksidentuan në Berat

Mëngjesin e djeshëm në Berat u regjistrua një aksident me pasoje vdekjen e 29-vjeçarit Ornel Caushaj. 29-vjeçari i cili...

Lirimi i hapësirave publike, shemben 20 objekte në Fier

Në Fier vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike. Mbi 20 objekte janë prishur deri më tani nga fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së...

Çopja-Çela, nga grabitja e bankës te blerja e fermave në Paraguai

Një nga mediat më prestigjioze në Britaninë e Madhe, "The Telegraph", i ka kushtuar një artikull të gjatë klanit kriminal shqiptar Çela–Çopja, duke e...

Nga alkooli dhe shpejtësia, te parkimi i gabuar/ Rrugorja ndëshkon 892 shoferë

Policia Rrugore e Beratit ka ndëshkuar gjatë dy javëve të fundit rreth 900 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, ndërsa ka...

Këmisha e lumturisë që mungon…..

Nga Fejzo SUBASHI Një legjendë e vjetër rrëfen sesi një Mbret i madh i një mbretërie të madhe u sëmur rëndë. Mjekët e tij dhe...

Lajme të tjera

Web TV