Ne kemi vdekur përbrenda! Çifti flet pas zjarrit që u mori jetën 130 dasmorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nuse dhe dhëndër, dasma e të cilëve përfundoi në tragjedi pasi një zjarr vrau më shumë se 100 të ftuar, janë të shkatërruar dhe nuk mund të jetojnë më në komunitetin e tyre.

Revan, 27 vjeç dhe nusja Haneen, 18 ndihen të vdekur përbrenda pavarësisht se i mbijetuan zjarrit, i cili filloi brenda një sallë të mbushur plot me njerëz në Qaraqosh, provincën Nineveh në Irakun verior.

Revan tha për Sky News se humbi 15 anëtarë të familjes së tij në zjarr, duke shtuar se nusja “nuk mund të flasë” pasi humbi 10 të afërm, përfshirë nënën dhe vëllain e saj. Në gjendje kritike është edhe babai i saj.

Të paktën 150 persona u plagosën.

“Kaq ishte, ne nuk mund të jetojmë më këtu. Dua të them, sa herë që përpiqemi të jemi pak lumtur, na ndodh diçka tragjike dhe e shkatërron lumturinë. Kështu që është më mirë që ne të largohemi.

Është e vërtetë që ne jemi ulur përpara jush të gjallë. Por për brenda jemi të vdekur. Ne jemi të mpirë.”

Dasma e së martës mbrëma kishte rreth 900 të ftuar. Ndërsa raportet fillestare për shkakun e zjarrit thoshin se ishin fishekzjarrët që u ndezën për kërcimin e çiftit. Revan beson se zjarri filloi në tavan: “Mund të jetë një qark i shkurtër, nuk e di.

Por zjarri filloi nga tavani. E ndjemë të nxehtin. Kur dëgjova kërcitjen, pashë në tavan. Pastaj tavani filloi të shkrihej. U deshën vetëm disa sekonda.”

Videoja që është bërë virale në rrjetet sociale tregon çiftin duke kërcyer, ndërsa copa zjarri bien nga tavani.

Gjatë vallëzimit, siç tha 27-vjeçari, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike dhe kur është kthyer rryma pa zjarr në tavan. Pikërisht atëherë njerëzit filluan “të bërtasin dhe të iknin”.

Lexo edhe :  “Mediat sociale po marrin kontrollin e informacionit”

Ai vazhdoi të përshkruante ndihmën për gruan e tij, e cila nuk mund të ecte për shkak të fustanit të nusërisë.

“E kapa gruan time dhe fillova ta tërhiqja zvarrë dhe të përpiqesha ta nxjerr nga hyrja e kuzhinës. Ndërsa njerëzit largoheshin, ata e shkelnin atë. Këmbët e saj janë të lënduara.”

Revan tha se ishte vetëm një zjarrfikës, i cili “nuk funksionoi”.

Çifti i ri nuk mund të mos vajtojë. “Të afërmit tanë, miqtë tanë, të dashurit tanë janë zhdukur të gjithë.

Dy ditë më parë ne varrosëm dajën e Hanit dhe dy vajzat e tij. Dje varrosëm dajën tjetër të saj. Sot varrosëm vajzën e tij dhe nënën e saj. Babai i saj është në gjendje kritike.”, tha Revan.

Ai e mbylli rrëfimin duke thënë: “Pse ndodhi kjo natën e dasmës? Çfarë kemi bërë? Pse ndodhi kjo?”/   S.M

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV