Aksident në Vlorë/ “Range Rover” godet nga pas makinën e policisë, plagoset efektivi

Një aksident automobilistik është shënuar mesditën e kësaj të hëne në Vlorë.

Makina e Policisë së Kufirit, sektor i cili drejtohet nga ‘peshkaqeni’ Ed Sulejmani apo Eduart Sulejmani, ka goditur një Range Rover.

Makina e policisë teksa ka qenë në ecje ka goditur nga pas mjetin.

Burime për CNA bëjnë me dije se mjeti ka pësuar disa rrotullime në ajër.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një polic./  S.M