Bllokohet benzi “GLK” i Klea Gjatës/ Fliste çdo ditë me Laert Haxhiun në burg grek

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Elbasanit, ka sekuestruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lushnjës një automjet tip “Benz-Mercedez” foristradë GLK ngjyrë e zezë me targë AB 551 KF, në pronësi të Shaqe Gjata, nëna e Klea Gjata, kjo e fundit e dashura e të kërkuarit për vrasje, Laert Haxhiut.

Në bllokimin e mjetit kanë marë pjesë dhe efektivë të komisariatit të Lushnjës, të cilët kanë zbatuar urdhrin e tre prokurorëve të çështjes, Kreshnik Ajazi, Hektor Mushi dhe Artur Ismajlukaj.

Pikërisht kjo makinë përdorej nga Klea Gjata, e cila në shumë raste ka transportuar Laert Haxhiun dhe bashkëpuntorin e prokurorisë, Artan Tafani nga njëra bazë në tjetrën. Makina aktualisht ndodhet në ambjentet e policisë së Elbasanit.

Ora news raporton se automjeti është survejuar disa herë nga agjentët e policisë së Lushnjës, me shpresën e lokalizimit dhe arrestimin e Laert Haxhiut, por në asnjë rast nuk ka sjellë asnjë rezultat.

Për këtë automjet ka folur dhe bashkëpuntori i prokurorisë Artan Tafani, se ka lëvizur i armatosur së bashku me Laertin në disa qytete të vendit.

Bashkëpunëtori ka treguar se e dashura e Laert Haxhiut, ka dijeni thuajse për çdo lëvizje dhe krim të Laert Haxhiut, ndaj dhe prokuroria urdhëroi arrestimin e saj për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Përkrahjes së autorit të krimit”.

Implikimi i Klea Gjata me vrasësin Laert Haxhiun, lidhet jo vetëm nga dëshmia e Artan Tafanit, por dhe nga telefoni i saj.

 Në momentin e arrestimit, Klea Gjatës, i janë sekuestruar dy aparate telefonike ku nga kqyrja e tyre rezultoi se vajza nga Lushnja atë ditë dhe në ditët e tjera, fliste në telefon në mënyrë të vazhdueshme me Laert Haxhiun.

Haxhiu nga burgu në Greqi ku ndodhet aktualisht thuajse çdo ditë ka folur me Klea Gjatën që qëndronte në Tiranë dhe Lushnjë. Për t’u mbuluar rreth aktivitetit të saj, vajza kishte hapur një dyqan shitje rrobash në Lushnjë.

Lexo edhe :  “Bien aplikimet e shqiptarëve për azil”- Eurostat: Në janar dhe shkurt vetëm 980 kërkesa

Të gjitha këto biseda të bërë në aplikacionin “Whats app” dhe aplikacione të tjera, janë në dorë të prokurorëve dhe administruar në dosjen hetimore, ku pritet që ti kalojë për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK.

“…nga materiali hetimor i administruar rezulton se personi nën hetim Klea Gjata, ka patur dijeni për veprimtarinë kriminale të personit nën hetim, Laert Haxhiu, si dhe të personave të tjerë.

Nga ana e saj nuk është kryer asnjë veprim për kallëzimin e këtyre krimeve në organet kompetente. Rezulton se nga kqyrja e telefonit të sekuestruar kësaj shtetase, ajo ka komunikime me personin nën hetim Laert Haxhiu.

Po ashtu rezulton se Klea Gjata, ka lëvizur me të njëjtin automjet me këtë person nën hetim dhe ka pasur dijeni mbi faktin se ai ka qënë i armatosur. Klea Gjata, rezulton që ka qënë në të njëjtin automjet me Laert Haxhiun, në momentin kur kanë marrë në makinë autorin e këtyre veprave penale të quajtur Artan Tafani…”-thuhet në dosjen e prokurorisë së Elbasanit./E.T

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV