Habit Mark Zuckerberg, publikon foto me të dy sytë e nxirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mark Zuckerberg ka postuar një foto në Instagramin e tij, ku shihet me të dy sytë të nxirë pas një stërvitje jiu jitsu, një sport vetëmbrojtjeje, art marcial dhe luftarak i bazuar në përleshje dhe luftime në tokë.

“Stërvitja doli pak nga kontrolli,” ishte mbishkrimi i tij në foto. Zuckerberg tha në një intervistë në gushtin e 2022, se filloi të merrej me arte marciale gjatë pandemisë së Covidit, duke shtuar se ky sport e ndihmonte të largonte energjitë negative.
“Është gjëja më e përsosur. Pas një ose dy orësh stërvitje, ose mundje me miqtë, ose stërvitje me njerëz të ndryshëm, më bën gati të shkoj dhe të zgjidh çdo problem në punë”, është shprehur ai për angazhimin e tij në këtë sport.

Miliarderi vuri në dukje gjithashtu se ai stërvitet me trajnerin Dave Camarillo, i cili e ndihmoi të fitonte një medalje ari dhe argjendi në konkursin e tij të parë, jiu jitsu në maj.
“Kam konkurruar në turneun tim të parë jiu jitsu dhe kam fituar disa medalje për ekipin Guerrilla Jiu Jitsu,” u shpreh Zuckerberg./E.Ç

Të fundit

Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

Një meteorit i njohur si NWA 16788 dhe që është pjesa më e madhe e Marsit e gjetur në...

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, vulos rezultatin e Tiranës: Zgjedhjet nuk përsëriten

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor rrëzon ankimin e Partisë Demokratike për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Tiranës. Argumentet e paraqitura nga përfaqësuesi ligjori i PD, Franci Nuri,...

Kinë-India, ka luftë

Përplasja e herëpashershme me armë mes dy vendeve më të populluara në botë është larg zgjidhjes. Në një anë të kufirit jetojnë mbi një miliard...

Nga Shqipëria në SHBA me karkalec në valixhe! Autoritetet: Na u rrezikua bujqësia!

Autoritetet amerikane hetojnë vazhdimisht për të ashtuquajturin ‘agro-terrorizëm’. Këtë herë, specialistët e aeroportit të Detroitit në SHBA u befasuan nga ajo që zbuluan në...

Berisha: Rama po hakmerret ndaj banorëve në Theth, sepse më 11 Maj ata votuan për PD-në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën për mediat lidhur me prishjen e ndërtesave në Theth, në kuadër të aksionit të...

Lajme të tjera

Web TV