Kriza politike/ Dorëhiqen kryebashkiakët, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një numër kryetarësh bashkish në Serbi dhanë dorëheqje në mënyrë të papritur, duke lënë të kuptohet se vendi po përgatitet për të shkuar në zgjedhje të reja lokale që mund të mbahen së bashku me zgjedhjet parlamentare. Sipas mediave zgjedhjet mund të mbahen më 17 dhjetor, e përveç dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, pritet të japë dorëheqje edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç.

Kjo është një lloj përgjigje ndaj një pjese të opozitës që i ka kërkuar zgjedhje të reja presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili ka paralajmëruar se do të mbahen në një ditë zgjedhjet parlamentare e lokale, si dhe ato për qytetin e Beogradit dhe disa komunave”. I pyetur nëse do të jetë bartës i listës së Partisë Përparimtare Serbe, Vuçiç është përgjigjur se kjo do të ishte nder dhe kënaqësi për të.

Sipas një analize të DW zgjedhjet e jashtëzakonshme zakonisht thirren për zgjidhjen e ndonjë krize politike, por as me këto zgjedhje nuk do të zgjidhet asgjë në Serbi. Zoran Gavriloviç, nga Byroja e Kërkimeve Sociale  tha se ky hap tregon se ne kemi një sistem zgjedhor që është në funksion të një partie dhe një personi”.

Ndërkaq edhe pse opozita në Serbi i shihte zgjedhjet si një lloj strategjie për dalje nga kriza, pas dështimit të protestave në rrugë në të gjithë Serbinë, nuk është saktësisht e qartë pse partia në pushtet dëshiron me kaq shpejtësi të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme. Vetë opozita ende nuk ka hartuar ndonjë strategji apo taktikë për zgjedhjet dhe supozohet se në një hark kohor kaq të shkurtër nuk do të mund ta bëjë këtë siç duhet, analizojnë ekspertët.

Lexo edhe :  "Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë"

Një nga kërkesat e opozitës që nuk po merret në konsideratë ishte edhe ndarja e zgjedhjeve në nivele të ndryshme, për të ulur sa më shumë ndikimin e vetë Vuçiçit si bartës i listës së SNS-së në zgjedhje, ku kërkohej që edhe zgjedhjet në Beograd të mbaheshin më vete. Nga ana tjetër, tema e kushteve zgjedhore pothuajse është zhdukur nga debati publik dhe me sa shihet, as opozita nuk insiston shumë për zgjidhjen e këtij problemi./kb

Të fundit

Dy opsione për sulmin e Milanit, Tare e konfirmon nga “San Siro”: Një duhet të vijë

Milani po përballet sot me Barin. Ndeshja është e vlefshme për Kupën e Italisë. Drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli...

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksat e larta

Rreth 20 hotele në Mal të Zi, gjatë vitit të fundit, kanë vendosur të rikategorizohen – duke kaluar zyrtarisht nga statusi i hotelit në...

Sherr brutal për një Jet-ski me qira në Ksamil, policia shoqëron disa persona

Një sherr mes tre personave ka ndodhur mbasditen e sotme në Ksamil. Mësohet se konflikti ka nisur për marrjen me qira të një Jet-ski dhe...

Pamja më neveritëse e diplomacisë, Trump mori një leksion të hidhur nga Putini

Nga Boris Johnson, Daily Mail Epo, ky ishte episodi më i shëmtuar që shkaktoi të vjella në të gjithë historinë e shëmtuar të diplomacisë ndërkombëtare....

“Putini nuk do paqe”, Macron: Do të paguajmë një çmim të lartë nesër nëse tregojmë dobësi

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur pesimizëm në lidhje me qëllimet e Rusisë përpara bisedimeve vendimtare në Uashington ditën e nesërme. "Më pyesni nëse besoj se Putini dëshiron paqe. Mendoj se...

Lajme të tjera

Web TV