SPAK merr në mbrojtje një tjetër prokurore

Pas prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu, është marrë në mbrojtje edhe ish-prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi.

Të dyja prokuroret, bashkë me avokatin Adriatik Doga ishin në shënjestrën e Laert Haxhisë për t’u eliminuar.

Selimi është marrë në mbrojtje nga Policia e Lushnjës dhe do të shoqërohet kudo ku do jetë në lëvizje./   S.M