Viti i ri akademik/ Balla prezanton paketën e Sigurisë në shkolla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të takimeve, që do shtrihen në të gjitha shkollat e vendit, ministri i Brendshëm, Taulant Balla ishte në Rrogozhinë, së bashku me drejtues të pushtetit vendor dhe të Policisë.

Ai bashkëbisedoi me stafin arsimor të disa prej shkollave të rikonstrukturara të qytetit dhe ndër të tjera i nxiti për një bashkëpunim më të ngushtë me Policinë, për të ndarë çdo shqetësim e fenomen që kërcënon sigurinë e nxënësve.

Duke folur rreth Paketës së Sigurisë së shkolla, Ministri Balla u shpreh se “shkollat, për ne janë objekt i rëndësisë së veçantë dhe kushdo që do të tentojë të afrohet brenda këtij perimetri duhet ta pyesë shumë herë veten, sepse reagimi do të jetë shumë i fortë.

E vërteta është që këto ditë të para të vitit të ri shkollor, kemi një numër të konsiderueshëm ndërhyrjesh policore për të krijuar këtë perimetrin e sigurisë që askush mos ta depërtojë”.

Më tej, ministri u interesua rreth mënyrës së bashkëpunimit të stafit arsimor me autoritet shtetërore.

Ai tha se, është e rëndësishme që formulari i sigurisë të bëhet praktik.

“Përmes këtij formulari ne kemi mundësi që të fillojmë të gjurmojnë apo të parashikojmë incidentet të caktuara apo edhe të gjurmojmë veprimtari kriminale që zhvillohet rreth e për rreth shkollës, që në syrin e përditshëm Policisë nuk bie në sy por përmes këtij informacioni që marrim prej jush kemi mundësi të fillojmë hetimet”, tha Balla.

Në lidhje me fenomenet problematike që mund të shfaqen në perimetrin e sigurisë në shkolla, ai kërkoi një bashkëveprim më të shpejtë mes gjithë strukturave të përfshira në Paketën e Sigurisë, përkatësisht stafit arsimor, policinë, pushtetin vendor, autoritetin ushqimor etj., për t’i paraprirë çdo situate të mundshme.

Lexo edhe :  Përvetësuan para nga shitjet në dyqanin ku punonin, e pësojnë keq dy vajza

Në njërën prej shkollave të vizituara, ministri Balla nënvizoi se, Rrogozhina, edhe pse një qytet jo shumë i madh, i ka këto fenomene e kanabisit, prandaj duhet më shumë kujdes./  S.M

Të fundit

Ë N D R R A . E . M A M Ë S

Artan Shkreli vjet mbasi ndërroi jetë Gjergj Kastrioti, aty nga 1533-shi, doli në Augsburg të Gjermanisë libri i Marin Barletit...

Rama me bluzën e Forcave të Armatosura: Nesër prezantojmë nismën për ‘Shqipërinë 2030’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku lajmëron se nesër në orën 10:00  do të prezantojë një nismë të re...

Momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë i tha kunatës pasi piu kafe me të?!

Prokuroria e Shkodrës në një njoftim zyrtar ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin Erdgys Arrazit, i cili është vënë në pranga për shkaktim...

J.Lo sjell tendencën e thonjve që duhet ta provosh patjetër

Edhe pse Jennifer Lopez ishte veshur yll, këtë radhë vëmendja është tek thonjtë e saj! Pas kapërcimit të stinëve, nga e kuqja e ndezur...

Destinacioni i turistëve, Gramshi çel sezonin turistik! Qytetarët festë me këngë e valle

Bashkia e Gramshit çel sezonin turistik. Këngë, valle dhe gatime tradicionale janë organizuar në Liqenin e Dushkut, ku mijëra qytetarë kanë ardhur me familjen...

Lajme të tjera

Web TV