Mbi 1 mln turistë në shtator/ Rama: S’korrespondojnë me të ardhurat që deklarojnë hotelet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë muajit shator vendin e kanë vizituar mbi 1 milionë turistë, ndërsa synohet që deri në fund të vitit shifra të arrijë 10 milionë.

Gjatë takimit me sipërmarrjen për rishikimin tërësor të procedurave administrative të biznesit, kreu i qeverisë u ndal edhe te hotelet.

Kryeministri Rama deklaroi se shifra e turistëve nuk korrespondon me të ardhurat që deklarojnë hotelet. Ai deklaroi se vitin e ardhshëm do të ketë referencë.

“Hotelet duhet të përgatiten se vitin e ardhshëm do kenë referencë. Të gjitha do kenë një çmim reference. Ne kemi 1.1 milionë turistë në Shtator, shifra zyrtare, nëse dhjetori do jetë në këtë trend ne mund të kapim 10 milionë turistë këtë vit. Po, me siguri do kalojmë 9 mln, varet nga dhjetori.

Si ta shpjegojmë ne, që kur shohim shifrat e turistëve dhe shohim të ardhurat nga hotelet nuk korrespondojnë.

Si për shitjen e apartamenteve, si për dhomat nëpër hotele nuk shohim asnjë rrugë tjetër, përveçse t’ju themi se bazuar tek tregu, që “jo, ne nuk e pranojmë që t’ju marrim juve, tvsh 6 përqind për këtë shifër që na jepni ju, por do ju marrim shifrën 6 për qind për shifrën që na thotë tregu” dhe ju do na e jepni, se nuk e marrim ta çojmë në shtëpi, por për të vazhduar të investojmë dhe për të përmirësuar shumë hallka që turizmi ka nevojë t’i përmirësojë shteti”, deklaroi kryeministri./  S.M

Të fundit

E pazakontë! Lindin 8 foshnje të shëndetshme me ADN-në e 3 personave

Tetë foshnje të shëndetshme kanë lindur në Britani me ndihmën e një teknike eksperimentale që përdor ADN-në e tre...

Nxehet situata, Erdogani akuzon Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri, si pretekst...

Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga...

Zelensky i propozon Trump një marrëveshje të re

Vladimir Zelensky ka propozuar një marrëveshje të re strategjike me Shtetet e Bashkuara, ku Ukraina do të ndante teknologjinë e saj të avancuar të...

Monedha euro po zbret nën 97 lekë! Valutat tkurren, jo çmimet

Ditë të vështira po regjistrohen për shqiptarët që mbahen me remitancat, për ata që i mbajnë kursimet e tyre në valutë ose i kanë...

Lajme të tjera

Web TV