Serbia tërhiqet nga kufiri, vjen reagimi i parë nga DASH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur njoftimin e Serbisë për t’u tërhequr nga kufiri me Kosovën, pas paralajmërimeve të Uashingtonit, edhe pse verifikimi i lëvizjes së trupave është i pamundur.

“Ne kemi parë raportimet se Serbia ka tërhequr personelin dhe pajisjet ushtarake nga kufiri, por na duhet ende ta verifikojmë këtë në mënyrë të pavarur dhe do të kërkojmë konfirmim të mëtejshëm. Por nëse është e vërtetë, ne e mirëpresim. Është diçka që e kërkuam javën e kaluar dhe është një hap që e vleerësojmë”, deklaroi Mattheë Miller, zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Ishte shefi i shtabit të ushtrisë serbe, gjeneral Milan Mojsiloviç që deklaroi se Beogradi kishte reduktuar praninë e trupave në Kosovë.

“Më 25 shtator, numri i personelit ushtarak ishte 8.530 jo vetëm për të siguruar vijën administrative në zonën tokësore, por edhe sa i takon njësive që vendosen rutinë në afërsi të vijës kufitare”, deklaroi Mojsiloviç.

Mojsiloviç dhe ministri serb i Mbrojtjes, Milos Vuçeviç mohuan akuzat e qeverisë së Kosovës se ushtria serbe kishte stërvitur grupin prej 30 personash të përfshirë në shkëmbimin e zjarrit në fshatin Banjskë, ku mbeti i vrarë një oficer i Policisë së Kosovës./e.t

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV