3-vjeçari humbi jetën pas vizitës te dentisti/Merret në pyetje mjeku dhe stafi i klinikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një fëmijë, 3 vjeç, ka ndërruar jetë tragjikisht, pasi kreu shërbim për dhëmbët te një klinikë dentare private.

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë. Kanë qenë prindërit e vogëlushit që kanë denoncuar rastin në polici.

Ata akuzojnë një klinikë private në rrugën e Kavajës, ku e kishin dërguar djalin për disa ndërhyrje te dhëmbët.

Sipas dëshmisë së prindërve, djalit i është bërë anestezi totale dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave, fëmija nuk është zgjuar dhe mjeku u ka thënë të shkojnë në shtëpi se do të zgjohet.

Edhe në shtëpi 3-vjeçari nuk është zgjuar dhe kanë telefonuar klinikën, por nuk u kanë hapur telefonin.

Më pas e kanë dërguar në pediatri dhe në gjendje kome ka qëndruar 2 ditë dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka bërë veprimet e para, është marrë në pyetje mjeku dhe stafi i klinikës dhe kanë deklaruar se i kanë dhënë sasinë e duhur, sipas tyre, të ilaçeve të narkozës.

Rasti është referuar në prokurori për veprë penale “neglizhencë në mjekim”, e cila konsiderohet sipas Kodit Penal si kundravajtje penale dhe jo vepër penale. Policia dhe prokuroria po presin autopsinë e 3-vjeçarit për të kryer veprime të tjera./E.T

 

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV