Ekonomia në rritje/ Banka Qendrore: Por zhvillimet ndërkombëtare sjellin pasiguri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të kënaqshme në gjysmën e parë të vitit. Sipas Bankës së Shqipërisë, norma e rritjes vjetore të Prodhimit të Brendshëm Bruto ishte 3.2% në fund të tremujorit të dytë të vitit.

Por rreziqet për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend mbeten të pranishme. Banka Qendrore argumenton se ato lidhen me pasigurinë që mbartin zhvillimet gjeopolitike dhe të tregjeve ndërkombëtare, por edhe me ecurinë e inflacionit dhe ndikimin e rreziqeve të tregut.

Pavarësisht rritjes së normave të interesit sistemi bankar nuk ka shfaqur problematika. Drejtori i Stabilitetit Financiare në Bankën e Shqipërisë Klodion Shehu sqaron se niveli kredive të këqia ka pasur një rritje të lehtë në pjesën e parë të këtij viti por mbetet në nivele të qëndrueshme.

Banka e Shqipërisë ka miratuar së fundmi një rregullore duke synuar të rrisë transparencën nga bankat për subjektet kredimarrëse në sektorin e pasurive të paluajtshme. Kjo pasi çmimet e apartamenteve po rrisin kërkesën për kredi./I.S

Të fundit

‘Paradoksi’ socialist i shtimit të mandateve parlamentare me më pak vota

Eduard Zaloshnja Votat e diasporës i shtuan vetëm 1 mandat socialistëve – të nëntin në Qarkun Vlorë (por pa filluar...

Rama publikon pamjet nga Mati/ Një destinacion që s’duhet lënë pa u vizituar! (VIDEO)

Numri i turistëve në vend, vijon të mbetet i lartë. Të huajt zgjedhin çdo ditë e më shumë si destinacion për pushime Shqipërinë. Kryeministri Edi...

Gazetarja “lëshon gjuhën” me Eglin: U këndon ish-ave!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, gazetarja Enki Braçaj u ndal mes te tjerash te kënga e re e ish-finalistes së...

Ish-shefi i CIA tregon vendin e radhës që do të sulmojë Rusia, ja kë fajëson ai

Ish-shefi i CIA-s dhe gjenerali amerikan me përvojë ushtarake, David Petraeus, paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin mund të ndërmarrë një sulm ndaj një...

Pas Alimehmetit, edhe Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), pranë Komisionit...

Lajme të tjera

Web TV