E rëndë/ 3-vjeçari në Tiranë humb jetën pas vizitës te dentisti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 3-vjeçar ka ndërruar jetë pas vizitës te një dentist. Ngjarja thuhet se ka ndodhur 3 ditë më parë.

Kanë qenë prindërit e vogëlushit që kanë denoncuar rastin në polici. Ata akuzojnë dentistin për injektim të një sasie të tepërt narkoze.

Policia ka referuar materialet për dentisitin ndaj të cilit rëndon akuza për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital”, njofton policia./e.t

Të fundit

“Sylvinho është shqiptarizuar”, Artan Hoxha tregon pse nuk aktivizohet Ernest Muçi

Gazetari Artan Hoxha ka analizuar dy ndeshjet e fundit të kKombëtares. Duke folur mbi ndeshjet me Anglinë dhe Andorrën,...

Tërmeti i fuqishëm në Mianmar/ Rritet numri i viktimave, shkon në 2,056

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Mianmar vijon të rritet. Junta ushtarake që sundon vendin njoftoi se numri i personave që kanë...

Situatë shpërthyese, astrologia parashikon periudhën e vështirë për shenjat gjatë prillit

Prilli sjell energji pak më pozitive nga ana astrologjike. Ditët e para të tij, ndodh kthimi në vijë të drejtë i  planetëve që deri...

Durrësi, destinacion i preferuar i turistëve për investime dhe qira ditore

Durrësi po shndërrohet në një nga qytetet më të kërkuara jo vetëm për pushime, por edhe për investime në pasuri të paluajtshme dhe qira...

BE i jep të drejtë Melonit: Qendrat në Shqipëri janë në përputhje me ligjin

“Komisioni Evropian është në dijeni të zhvillimeve të fundit në dekretin për qendrat në Shqipëri dhe jemi në kontakt me autoritetet italiane”. Kështu deklaroi zëdhënësi...

Lajme të tjera

Web TV