Ambasadori amerikan në Beograd: Duhet të zbulojmë se çfarë ndodhi në Banjskë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka folur së fundmi në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Hill u shpreh se lajmi i mirë është fakti  se situata aktualisht, në pjesën më të madhe të saj është e shtensionuar, shkruan Euronews Serbia.

“Numri i trupave ishte shumë më i lartë dhe tani është kthyer në normalitet. Ky është një lajm i mirë. Tani ajo që duhet të zbulojmë është se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. E pashë deklaratën e Radoiçiçit dhe nuk e kuptoj se si dikush mund të mendojë se është mirë që Serbia të angazhohet në aktivitete të tilla, duhet të zbulojmë se çfarë ka ndodhur, kush ka qenë i përfshirë, duhet gjetur përgjegjësia dhe duhet të sigurohemi që të mos ndodhë më – që kjo situatë tragjike dhe e rrezikshme të mos përsëritet më.

Rruga është të kthehemi në dialog , E di që është e mërzitshme, ne e dimë se cilat elemente janë në tryezë dhe duhet t’i japim Lajçakut një shans për të përfunduar atë që filloi, në mënyrë që serbët me Kosovën dhe Kosovën të dinë se çfarë do të mund të bëjnë, dhe se Kosova ka Një mundësi për ndërkombëtarizim. Ka të gjitha elementet për këtë, marrëveshja duhet vetëm të përfundojë”, tha Hill./I.S

Të fundit

Dy aksidente me autobusë brenda pak orësh, 13 viktima dhe mbi 60 të plagosur

Të paktën 13 persona humbën jetën dhe më shumë se 60 u plagosen në dy aksidente me autobusë në...

“Kursk”, heshtja prej çeliku në fund të detit

12 gusht 2000 - mbytja e nëndetëses bërthamore ruse  Nga Leonard Veizi Deti është një pasqyrë e pafund dhe një gur varri i përjetshëm. Ai ruan...

Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Këtë verë, shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, është shfaqur dy herë në zemër të establishmentit amerikan, duke marrë pritje të ngrohta nga...

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe ka ngritur dyshime të fort...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

Lajme të tjera

Web TV