U shiste nxënësve produkte të skaduara, vihet nën hetim pronarja e dyqanit në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka vënë në hetim një 60-vjeçare, pornare dyqani, e cila shiste afër një shkolle, produkte ushqimore të cilave iu kishte kaluar afati i konsumimit.

Gjatë kontrolleve, në rrugën “Tre Dëshmorët”, në dyqanin e shtetases F. Ç., 60 vjeçe, u gjetën dhe u sekuestruan produkte të ndryshme ushqimore që ajo i shiste në afërsi të një shkolle, edhe pse ishin të skaduara.

“Shiste afër një shkolle, produkte ushqimore të cilave iu kishte kaluar afati i konsumimit, procedohet penalisht pronarja e dyqanit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin me përgjegjësi të çdo veprimtarie apo fenomeni, që cenon sigurinë e nxënësve, kanë vijuar intensifikisht kontrollet, në bashkëpunim me inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në afërsi të shkollave të ndryshme të Tiranës, ku tregtohen produkte ushqimore për nxënësit.

Gjatë kontrolleve, në rrugën “Tre Dëshmorët”, në dyqanin e shtetases F. Ç., 60 vjeçe, u gjetën dhe u sekuestruan produkte të ndryshme ushqimore që ajo i shiste në afërsi të një shkolle, edhe pse iu kishte kaluar afati i konsumimit.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetases F. Ç., 60 vjeçe, banuese në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./e.t

Të fundit

Përfundon numërimi i votave brenda vendit, nis përllogaritja e votave nga jashtë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit...

Parashikimi i motit për sot, 14 maj 2025

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në të gjithë territorin, ku më të theksuara...

Shqipëria, “Zjerm” në Eurovision! Kualifikohet për natën finale

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese të natës së parë gjysmëfinale. Ky...

Rama falenderon homologun spanjoll: Mirënjohës për mbështetjen

Kryeministri Edi Rama falenderoi homologun e tij spanjoll, i cili e uroi për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. “Falemnderit me gjithë zemër, vëllai im....

Lajme të tjera

Web TV