“Ai është produkt i Saliut”/ Gazetari: Ja pse Bardhi mori në mbrojtje familjen Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Lavdrim Lita ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania për të komentuar situatën e krijuar së fundmi mes demokratëve, ku duket se grupimi i Bardhit me atë të Berishës janë bashkuar.

Sipas gazetarit Lita, Gazment Bardhi tashmë po mbron sërish Sali Berishën të cilin  pak kohë më par po e quante vrasës, sipas tij kjo ndodh pasi bardhi është futur në politik nga  Berisha dhe nga familja e tij, ndaj edhe fillon të sulmojë çdo lëvizje të re.

“Zoti Bardhi e ka kapërcyer ylberin. Ai e ka quajtur Sali Berishën si vrasës e përgjegjës për Gërdecën ka akuzuar flamur Nokën për vila e apartamente e sot ulet në krah të tyre e mbledh firmat e tyre e bën politikë.

Ai është produkt i Sali Berishës, e ka sjellë Berisha dhe familja Berisha, në PD dhe ata që merren me politikë e dinë që të gjithë.

Por çështja është te investimi madhor që bën për të penguar ndryshimin. Sa del një lëvizje e re këta fillojnë “ta vrasin në djep”, sepse kanë frikë për statusin e tyre.

Oligarkët në këtë vend shqetësohen nëse këtu ndodh ndryshimi”,-tha gazetari./   S.M

Të fundit

Mjeku i famshëm në Britani, zhduket në ishullin grek

Një mjek i famshëm në Britani të Madhe është zhdukur në një ishull grek. Guruja 67-vjeçare për dietat, njohur për...

Veterani i LIIB ndahet nga jeta në moshën 102 vjeçare rrugës për në Normandi

Robert Persichetti, një veteran 102-vjeçar i marinës amerikane që luftoi në Luftën e Dytë Botërore, vdiq javën e kaluar rrugës për në Francë për...

Dua Lipa arrin suksesin e jashtëzakonshëm, thyen një tjetër rekord botëror

Këngëtarja e famshme ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka arritur të thyej një tjetër rekord botëror. Lajmi i suksesit të jashtëzakonshëm për artisten...

Ekzekutimi i recepsionistit në Dhërmi, Karamuço zbardh detaje: Nuk mund të kryhej vetëm

Policia ka arrestuar dy persona, Daniel Qose dhe David Larti, të cilët dyshohen se ndihmuan bashkëpronarin e hotelit Gerald Shehun për të fshehur trupin...

Kore e Jugut/ Punëtorët e Samsung nisin grevë për herë të parë

Punëtorët e gjigantit teknologjik, Samsung Electronics, në Korenë e Jugut, e kanë nisur të premten grevën e parë ndonjëherë. Samsung Electronics është njëra prej kompanive...

Lajme të tjera

Web TV