Bardhi thumbon Bashën: Ambicia politike e tij arrin deri aty sa humb çdo vlerë njerëzore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se deklaratat e forta dhe akuzat ndaj Lulzim Bashës erdhën pasi u baltos nga njeriu më i afërt.

Ai tha se ana njerëzore që kishte perceptuar gjatë kësaj kohe nuk ka vlerë për zotin Basha. Sipas tij, ambicia politike e tij arrin deri aty sa humb çdo vlerë të njerëzores

“Do të reagoj një herë pas 10 sulmeve që Basha bën ndaj meje. Kam preferuar të ndjek njerëzoren para anës politikë. Ana njerëzore që unë e kisha perceptuar gabim gjatë kësaj kohe nuk ka vlerë për zotin Basha ambicia politike arrin deri aty sa humb çdo vlerë të njerëzores.

Kam rreth 4 muaj që baltosem me strategji të qartë nga njeriu më i afërt në politike dhe jam përpjekur të jem i duruar kam zgjedhur të bëj reagim vetëm kur kalohet limiti dhe dje kaloi limit.

Nuk mund të vish dhe të më shohësh mua në sy dhe të thuash aleanca e kullave, se Basha e di që është e pavërtetë. Ai e di shumë mirë që ky është mendimi prej kohësh në PD”, tha Bardhi.

Bardhi tregoi edhe bisedën e bërë para një viti me Lulzim Bashën, ku tha se ndanin të njëtin shqetësim për PD, por në mënyrë të beftë ky i fundit sipas tij tha se konflikti ishte rruga e duhur.

“Mund të ketë një vit që i kam shprehur besimin që PD po dobësohem kur shoh që rruga jonë të çon për ti rënë murit në kokë apo të pretendoj që mund të lëviz murin unë e di që muri nuk lëviz.

Zoti Basha deri në atë periudhë të caktuar ndante të njëjtin shqetësim, më pas në mënyrë të beftë pretendoi se vijimi i konfliktit ishte rruga e duhur”, deklaroi Bardhi./   S.M

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV