Perëndimi dënon sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqësit Perëndimorë e dënuan sulmin në shkallë të gjerë të Hamasit ndaj Izraelit të shtunën.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga ato që ajo i cilësoi si, “sulme të pamëshirshme”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se i dënonte ashpër “sulmet terroriste” dhe shprehu solidaritet ndaj viktimave dhe familjeve të tyre.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz u shpreh i tronditur nga sulmet dhe tha se Gjermania qëndron në krah të Izraelit.

Ndërkohë, Britania e Madhe tha se e dënonte atë që e cilësoi si sulm të tmerrshëm. Ministri i Jashtëm. James Cleverly, tha se Britania do ta mbështesë gjithmonë të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur.

Shtëpia e Bardhë tha se i dënonte sulmet e Hamasit dhe se qëndronte në krah të qeverisë dhe popullit të Izraelit. “Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se Pentagoni do të veprojë për t’i siguruar Izraelit gjithçka që i nevojitet për t’u mbrojtur.

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk u shpreh i tronditur nga sulmi dhe bëri thirrje për ndërprerjen e menjëherëshme të dhunës duke u kërkuar të gjitha palëve dhe aktorëve kyç në rajon që të ulin tensionet dhe të shmangin gjakderdhjen.

Arabia Saudite bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve dhe u bëri thirrje të dyja palëve që të mbrojnë civilët.

Në një deklaratë të ministrisë së jashtme thuhet se “Arabia Saudite përsërit paralajmërimet e saj për rrezikun e përshkallëzimit të situatës si pasojë e pushtimit të vazhdueshëm, palestinezëve u janë mohuar të drejat e tyre dhe janë përballur me një sistem të vazhdueshëm provokimesh nga Izraeli”.

Lexo edhe :  Samiti i 15 gushtit, pse Trump zgjodhi Alaskën për takimin me Putin? Ku interesat takohen

Arabia Saudite ka mbështetur prej një kohe të gjatë palestinezët dhe ka bërë thirrje për zbatimin e një zgjidhjeje me dy shtete bazuar në kufijtë e vitit 1967 të Izraelit, ku Izraeli Lindor të jetë kryqyteti palestinez./I.S

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV