Raketat “ndriçojnë” qiellin/ Mbi 1000 viktima pas luftimeve në Izrael e Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa nuk kanë kaluar ende 48 orë që prej nisjes së sulmit të militantëve të Hamasit ndaj Izraelit, bilanci për të dyja palët paraqitet tejet i rëndë.

Sulmet me raketa dhe përplasjet e armatosura mes të dyja palëve kanë qenë konstante, ndërsa tensionet mbeten të larta.

Raportohet se nga sulmet e vazhdueshme të militantëve palestinezë ka pasur mbi 600 viktima në Izrael, më shumë se 2000 të plagosur, ndërsa ka edhe persona të zhdukur.

Më shumë se 600 njerëz janë vrarë në Izrael që kur Hamasi filloi sulmin e tij të befasishëm të shtunën – dhe numri i të vdekurve pritet të rritet më tej, tha ministri izraelit i Çështjeve Strategjike Ron Dermer të dielën për CNN.

Sakaq, në anën tjetër dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur në Gaza ndërsa Forcat e Mbrojtjes izraelite vazhdojnë të synojnë pozicionet e Hamasit në rajon, tha të dielën Agjencia e Kombeve të Bashkuara.

Mësohet se të paktën 413 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 78 fëmijë dhe 2,300 të tjerë janë plagosur në Gaza që nga e shtuna, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Ndërprerjet e energjisë elektrike në territor përbëjnë po ashtu “një sfidë të madhe për sektorin mjekësor”, tha ministria, duke kërcënuar jetën e qindra të tjerëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor./   S.M

Të fundit

Mjerë gazetaria dhe gazetarët: Kur rakia bëhet analizë dhe rrushi koment politike

Nga Ilir Demalia Dje, teksa po shfletoja kanalet televizive siç shfletohet një gazetë e stërvjetruar që mblidhinin  bukën për punë në...

Nuk ndalet zjarri në Dukat, flakët rrezikojnë Parkun e Llogarasë

Zjarri në malin e Dukatit në Vlorë mbetet ende aktiv, pavarësisht se një ditë më parë u raportua se ishte vënë nën kontroll. Flakët janë...

Për delirantët e PD bëjnë ciu ciu në FB dhe në mbledhje duartrokasin Berishën

Myslim Murrizi ka qenë i fttuar për një intervistë në RTSH, një ditë më parë. Ndër të tjera, Murrizi kritikoi situatën në PD, e cila,...

“Nuk kishim lekë për biletën e avionit”, arrestohen në Berat dy prostituta nga Vietnami

Me kërkesën e Prokurorisë së Beratit janë arrestuar dy shtetase vietnameze dhe pronari i një banese. Vietnazmet ishin të organizuara nga një person ende...

Parkimet e gabuara në Tiranë, procedohen penalisht 24 persona

Policia e Tiranës ka intensifikuar aksionet kundër parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin në kryeqytet, duke proceduar penalisht 24 shtetas për bllokim të qëllimshëm...

Lajme të tjera

Web TV