Turizmi i zgjatur dobëson euron/ Prek nivelin më të ulët që prej muajit Gusht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leku vijon të fitojë terren ndaj monedhës europiane. Euro është dobësuar përsëri duke e mbyllur javën në nivelet më të ulëta të regjistruara në dy muaj.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane po këmbehet me rreth 105 lekë. Ky rezulton niveli më i ulët i regjistruar që prej 16 gushtit.

Në fund të këtij muaji euro pësoi një forcim të menjëhershëm duke u këmbyer me mbi 110 lekë. Por, kjo situatë nuk zgjati shumë dhe tashmë Leku po arrin në vjeshtë nivele të ngjashme me ato të regjistruara gjatë sezonit veror.

Sipas agjentëve të kursit të këmbimit ndikim mendohet se ka dhënë zgjatja e sezonit turistik por edhe shtimi i remitancave nga emigrantët për familjet në Shqipëri.

Gjashtëmujori i parë i vitit u karakterizua nga një mbi çmim i shpejtë i lekut kundrejt euros, i mbështetur nga zhvillimet pozitive në bilancin e pagesave, në formën e hyrjeve valutore neto nga turizmi dhe investimet e huaja direkte.

Në fund të kësaj periudhe, kursi i këmbimit të euros ishte 106.4 lekë, dhe kjo përfaqësonte një mbiçmim të lekut me gati 7% kundrejt gjashtë muajve më parë dhe me 11% kundrejt një viti më parë.

Banka e Shqipërisë ka përsëritur se nuk do të shtojë ndërhyrjen për blerjen e valutës në treg për të stabilizuar kursin e këmbimit.Deri në fundit të vitit Banka Qendrore parashikon të tërheq nga tregu 300 milion euro në total

Ndërkohë që është theksuar se një kurs këmbimi i fortë i lekut kundrejt monedhave të huaja, kryesisht euros, ndihmon në mbajtjen e çmimeve në kontroll pra në rritjen e fuqisë blerëse së popullatës dhe në mbajtjen në kontroll të nivelit të inflacionit i cili aktualisht është në nivelin 4%./   S.M

Të fundit

Shqiptarët, kërkesë të lartë për birrë e kafe

Importi rekord i mallrave të akcizës ka shtuar të ardhurat në arkën e shtetit, teksa për tre muajt e...

Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, DETAJE të reja: Roja u ekzekutua nga dy armë të ndyshme

Detaje të tjera janë zbuluar nga vrasja e Renato Hoxhajt, mbrëmjen e 27 prillit në Vlorë, i cili u ekzekutua pranë banesës së tij. Policia...

Selanik/ Planifikonte ta vendoste në një bankomat, 38-vjeçares i shpërthen bomba në dorë

- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik. Raportohet se një grua hodhi veten në erë me një bombë që me sa duket...

Mbi 90% e hoteleve të rezervuara për verën

Viti 2025 pritet të shënojë rekorde në sektorin e turizmit. Sipas ekspertit Zak Topuzi, prenotimet për sezonin veror janë rritur dhe pritet se shifrat...

Pesë të plagosurit u qëlluan me kallashnikov, shoqërohen dy persona për ngjarjen në Laç

Detajet më të reja janë mësuar lidhur me ngjarjen në Laç, ku mbetën të plagosur pesë persona. Mësohet se një person i cili udhëtonte në...

Lajme të tjera

Web TV