Mbyllet votimi/ Fillon numërimi për anëtarët e rinj të KLGJ-së

Këshilli i Lartë Gjyqësor është mbledhur sot për të zgjedhur 3 gjyqtarët që do të jenë për 5 vite anëtarë të këtij institucioni.

CNA ka mësuar se në votim kanë marrë pjesë 236 gjyqtarë nga 240 që ka trupa e KLGJ-së.

Pak minuta më parë ka filluar procesi i numërimit të votave që do të vendosin cilët do të jenë 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kujtojmë se në dhjetor të këtij viti u përfundon mandati dy gjyqtareve në Gjykatën e Shkallës së Parë, Marçela Shehut dhe Brikena Ukperajt, si gjyqtarit të Apelit, Dritan Hallunaj.

Në garë për zëvendësimin e tyre janë 5 kandidatë, Emona Muçi dhe Irida Kaçerja nga gjykatat e Apelit, Alma Kodraliu dhe Gentjana Muçaj nga Shkallët e Para të Jurdiksionit të Përgjithshëm dhe Markeljan Koça nga Shkalla e Parë Administrative./   S.M