Pamje apokaliptike nga Gaza, raketat bien si breshër në qytet (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtria izraelite ka ndërmarrë një fushatë bombardimesh në Rripin e Gazës, duke targetuar ato që thotë se janë objektiva nën kontrollin e Hamas.

Dhjetra pallate shumëkatëshe janë rrafshuar, ndërsa goditjeve me raketa me precizion të lartë nuk i ka shpëtuar as banka qendrore, universiteti dhe një shkollë e mesme.

Forcat izraelite thonë se gjatë bombardimeve në këto godina nuk ka patur civilë, por ato përdoreshin si baza nga terroristët e Hamas.

Megjithatë në rrjetet sociale janë publikuar pamjet dramatike të bombardimeve në Gaza, ku rrugët janë të mbushura me viktima, shumë prej të cilëve besohet të jenë civilë.

Në pjesën më të madhe të rasteve, ushtria izraelite ka përdorur një raketë që depërton katet e pallateve dhe shpërthen në themele duke bërë që e gjithë godina të shembet. Autoritetet izraelite thonë se kanë njoftuar popullsinë civile të braktisë ndërtesat disa minuta para çdo sulmi./e.t

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV