Kryesia përjashton Gazment Bardhin nga PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesia e Partisë Demokratike, drejtuar nga Lulzim Basha përjashtoi Gazmentin Bardhin, vendim i marrë në mbledhjen që u zhvillua mbrëmjen e së hënës.

Gazetarja  raporton se sipas burimeve, në mbledhje është kërkuar që Bardhi të mos jetë më as anëtar i PD.

Ndër arsyet e këtij, vendimi, janë veprimet e fundit të Gazment Bardhit ndaj Lulzim Bashës dhe bashkëpunimit të tij me Sali Berishën.

“Duhet thënë që ishte një përjashtim i radhës i Gazment Bardhit. Në mbledhjen e Kryesisë nuk ka pasur asnjë zë kundër. Nuk quhet më një deputet i PD, një masë më e ashpër ndaj tij. Bardhi nuk duhet të jetë më as anëtar i PD.

Kjo është masë edhe më e ashpër se ajo e ndërmarrë ndaj deputetëve të tjerë të tjerë të përjashtuar. Lidhur me arsyetimin, ka të bëjë me atë se çfarë ka thënë Bardhi javët e fundit dhe veprimet e tij ndaj Bashës. Bardhi, nuk e ka njohur zgjedhjen e Bashës dhe organet e reja të PD. Sipas burimeve, kulmi ishte vendimi i Bardhit, që i çoi një shkresë Nikollës ku i kërkon revokimin e përjashtimit të Oerd Bylykbashit.

Një tjetër arsye lidhet edhe me bashkëpunimin që Gazment Bardhi ka me Sali Berishën. Është një konflikt i gjatë që ka nisur prej kohësh dhe kulmoi mbrëmjen e djeshme me vendimin e Kryesisë. Bardhi nuk ka pasur reagim zyrtar.

Megjithatë, në një intervistë televizive është shprehur se nuk i njeh këto vendime. Ai nuk i njeh strukturat e reja, nuk e njeh Bashën në krye të PD”, raportoi gazetarja Shevroja./  S.M

Të fundit

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Lajme të tjera

Web TV