Ky është pozicioni më i mirë i gjumit sipas ekspertëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtrati, gjumi dhe rehatia janë hapësira jonë e sigurt. Vendi ku vendosim kokën për të pushuar pas një dite të gjatë dhe të lodhur, me nevojën për t’u rimbushur me energji dhe për të qenë gati për të nesërmen.

Sipas ekspertëve të gjumit, edhe nëse fikni të gjitha pajisjet elektronike, vishni pizhamet komode dhe jeni gati për një super gjumë, pozicioni në të cilin ju flini mund të mos jetë i duhuri. “Përshtatja e pozicioneve të gjumit, pavarësisht nëse ato konsiderohen si më të mirat apo më të këqijat, mund të ndryshojnë nga personi në person bazuar në faktorët individualë dhe arsyet shëndetësore,” thotë Sanam Hafeez, neuropsikolog.

Cilat janë pozicionet më të mira për të fjetur?

Pozicioni i shpinës, anës, stomakut dhe fetusit sipas mjekes Hafeez janë ndër mënyrat më të mirat për të fjetur. “Shpina mund të ndihmojë në shtrirjen neutrale të shtyllës kurrizore, duke reduktuar rrezikun e zhvillimit të dhimbjes së shpinës dhe qafës”, thotë ajo.

Nëse jeni duke luftuar me refluksin, gërhitjen ose apnenë e gjumit, të fjeturit në shpinë nuk rekomandohet. “Gjumi në një anë është më i mirë për ata që kanë apnea të gjumit, pasi ky pozicion parandalon mundësinë që gjuha të bllokojë fytin”, shpjegon mjekja. “Ky pozicion është i dobishëm edhe për personat me refluks pasi kjo bëhet pengesë që acidi i stomakut të kthehet përsëri në ezofag,” shton Dr. Hafeez.

Cilat janë pozicionet më të këqija për të fjetur?

Nëse flini me krahun nën kokë ose jastëk jeni duke fjetur në pozicionin më të keq të mundshëm. “Të kesh një krah nën jastëk zvogëlon rrjedhën e gjakut dhe ushtron presion mbi nervat tuaja, duke çuar në ndjesi pickimesh në gjithë trupin,” thotë Devin Bruke, themelues i një qendre shkencore për gjumin.

Lexo edhe :  Studentja britanike fiton 2 mijë funte nga shitja e pikturave të bëra nga minjtë

Ai thotë se nuk është e pazakontë që ata që flenë me stomakun poshtë apo në anë të kenë më shumë dhimbje në qafë dhe shpinë, sepse ky pozicion e bën të vështirë mbajtjen e shtyllës kurrizore drejtë.

A mund ta ndryshoni mënyrën se si flini?

Shumica e njerëzve e ndryshojnë pozicionin e gjumit deri në 20-30 herë në natë dhe nëse zgjoheni pa dhimbje, ka të ngjarë të keni gjetur një pozicion të mirë për veten tuaj. Përveç pozicioneve, ju duhet të kujdeseni edhe për dyshekun cilësor dhe jastëkun e butë që nuk ju japin dhimbje në qafë, kokë etj./E.Ç

Të fundit

Arrestohet punonjësi i Gardës, kanosi me armën e shërbimit të afërmin e tij

Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, është vënë në pranga pasi ka kërcënuar të afërmin e tij...

Çfarë republike është Shqipëria sot

Nga Ben Blushi Ballkani ka vetëm republika parlamentare,por ato nuk janë të gjitha njëlloj. Serbia është një Republikë Ushtarake. Ajo kërkon vazhdimisht konflikt. Dikur Serbia ka qenë një...

Pogradec, ‘Benzi’ godet të moshuarën dhe një vajzë të vogël, po kalonin rrugën

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin – Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar dhe një...

Si u minua Nord Stream nga ish-agjenti i Kievit dhe një grup i vogël zhytësish

Një ish-kapiten i ushtrisë ukrainase dhe ish-anëtar i shërbimeve sekrete, i njohur si Sergeii K., është arrestuar në Itali për përfshirje në misionin e...

Jam një refugjat ligjor në Britani. Pse trajtohem gjithmonë si kriminel?

Kam takuar njerëz të mrekullueshëm këtu, që më kanë bërë të ndihem se i përkas kësaj shoqërie – por sot janë gjithnjë e më...

Lajme të tjera

Web TV