“Më vunë prangat në sytë të djalit”/ Ish-luftëtari i UÇK reagon pas daljes nga qelia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dritan Goxhaj, ish-luftëtari i UÇK-së ka reaguar ditën e sotme, një ditë pas lirimit të tij nga qelia, në lidhje me arrestimin e tij në 31 Korrik me kërkesë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Goxhaj në një intervistë ka folur mbi akuzat e ngritura dhe ka falenderuar opinionin publik që e ka mbështetur. Ai ka treguar dhe situatën prekëse gjatë arrestimit, kur djali i tij i vogël pa tek i vendosnin prangat.

“Dua të falënderoj juve, median se luftuam bashkë, nuk më latë vetëm. Luftën më të madhe e bëtë ju, që më mbeshtetet për të kërkuar këtë drejtësi. Fëmijët janë të vegjel, e gjeta mirë, u gëzua. Ata kanë botën e tyre”– ka thënë Goxhaj.

Ish-luftëtari i UÇK-së ka dhënë detaje mbi artikullin e shkruar nga ku Prokuroria Speciale nxorri dhe kërkesën e tij për ekstradim në Hagë.

“I qëndroj asaj që kam thënë . Atdhetarizmi nuk është si shamitë e bukura, që kur veshim një kostum të bukur e vendosim që të ngjajë bukur. Patriotizmi nuk është prone e kurrëkujt, është një forme e gjithë popullit, njrëzve që kërkojnë të funksionojë shteti si institucion. Ne momentin që kam bërë artikullin më kanë thënë shokë të luftës që ki kujdes, se këta nuk do e lënë me kaq.

Dhe kam pritur që gjykata dhe prokuroria do reagonte. Ajo që nuk prisja ishte veprimi i shtetit shqiptar. Pjese e administratës shqiptare, ministria e drejtësisë, policisë dhe një pjesë e Prokurorise nga mënyra se si reguan. Mënyra se si vepruan. Prisja një ftesë, një pyetje, sic e parasheh edhe ligji. Prokurori duhet të më thërriste, të më kërkonte arsyet e rrethanave . Veprimi nga ana e shtetit në këtë mënyrë, ishte e papritur. Perkulja e shtetit deri ne fund, ishte gjëja që më doli jashtë cdo të papriture.”-ka thënë Goxhaj.

Lexo edhe :  374,8 milionë lekë për të transformuar hyrjen Shirokë–Shkodër, FSZH hap tenderin

Kur pyetet nëse do ta botonte sërish artikullin dhe a ka ende gjëra të tjera për treguar rreth ngjarjes, Goxhaj përgjigjet:

“Absolutisht po. Ato nuk janë të vetmit emra që kam deklaruar, ka edhe emra të tjerë. Do vazhdoj të shkruaj, në burg njeriu behet edhe me i qartë.”-përfundoi ai./   S.M

Të fundit

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Lajme të tjera

Web TV