Gazetarja plas ‘bombën’: Një skandal do të shpërthejë shumë shpejt!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Klodiana Lala ka paralajmëruar një skandal që sipas saj do të shpërthejë së shpejti në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Lala shprehet se në këtë institucion po lëvizen nën rrogoz disa fije për të larguar nga Këshilli, një prej anëtarëve të sapovotuara.

Gazetarja tregon se në radhët e gjyqësorit thuhet se Gentiana Muça, nuk e ka mbështetjen e disa anëtarëve të Gjykatës së Lartë, atyre që luajnë fijet ne sistemin e drejtësisë.

Këtë mbështetje sipas Lalës gëzon Alma Kodraliu, të cilën e duan në Këshill.

Postimi i Klodiana Lalës:

Skandali që pritet të mbërthejë KLGJ (e reformuar)

Nuk do të pranoj askënd të thotë që nuk iu paralajmërova për çfarë po ndodh në atë që njihet si “qeveria e gjyqësorit”, Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në këtë institucion po lëvizen nën rrogoz disa fije për të larguar nga Këshilli, një prej anëtarëve të sapovotuara. Pra, me pak fjalë, po konsumohet një skandal, që me gjasë do të shpërthejë së shpejti. Po ua sqaroj me pak fjalë.

Me 9 tetor 2023, u mbajt Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Siç e do rasti, nënkryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, mbajti fjalën e tij. Më pas në tribunë u ngjit Naureda Llagami, Kryetare e KLGJ-së (që askush nuk e kuptoi çfarë tha).

Në vijim, kandidatët një e nga një paraqiten platformat e tyre dhe kërkuan besimin e kolegëve.

Sipas zyrës së shtypit në Gjykatën Supreme të pranishëm në Mbledhje ishin  236 gjyqtarë, nga 240 që janë në total.

Pasi shprehën vullnetin e tyre me votë, komisioni nisi numërimin.

Emona Muci rezultoi fituese me 133 vota përballë kandidates Irida Kacerja që siguroi 92 të tilla. Ajo zuri vendin vakant nga gjyqtarët nga radhët e Apelit duke zëvendësuar Brikena Ukperaj.

Nga gjykatat e shkallëve të para nga rrethet, ishte në garë vetëm një kandidat; Markelian Koça që automakisht kaloi. Koça zëvendësoi Marcela Shehun.

Lexo edhe :  Zgjedhjet/ Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, Celibashi: Është në interes të partive politike

Për vendin vakant të Dritan Hallunaj nga gjykatat e shkallës së parë nga Tirana garonin Alma Kodraliu dhe Gentiana Muça.

Në përfundim të numërimit doli fituese Gentiana Muça me 114 vota nga 112 që siguroi Alma Kodraliu. Pra, me vetëm dy vota diferencë. Gara ishte e ngushtë dhe e ethshme deri në votën e fundit.

Por, do të thoni ju ku “fle lepuri”. Po jua tregoj.

Në radhët e gjyqësorit thuhet se Gentiana Muça, nuk e ka mbështetjen e disa anëtarëve të Gjykatës së Lartë, atyre që luajnë fijet ne sistemin e drejtësisë. Këtë mbështetje – theksojnë burimet – e gëzon Alma Kodraliu, të cilën e duan në Këshill. Por si do të bëhet e mundur kjo?

Fare thjeshtë. Duke shpallur të pavlefshme një votë dhe duke kaluar në rivotim.

Mekanizmi është i thjeshtë një padi në Gjykatën Administrative, e cila siç me informojnë burimet është gati.

Pyetjet që shtroj unë janë këto: ku ruhen kutitë me vota? Kush e garanton që në to nuk ka ndërhyrje apo heqje të ndonjë vote?

Është histori e thjeshtë, por që për mua dëshmon se në vendin tonë nuk vidhen vota për tu bërë kryebashkiakë apo deputetë, por ndërhyhet tek vota edhe kur bëhet fjalë për sistemin e drejtësisë.

Po ju kujtoj një rast të freskët fare. Ambasadores Amerikane në Tiranë Yuri Kim ju desh të zbarkonte në KLP, kur votohej për kreun e ri të SPAK. Do duhej që Amerikanët të kishin zbarkuar edhe në KLGJ, ose të zbarkojnë sa nuk është vonë.

(Sqarim: Asnjë njohje personale apo interesi më zonjën Muça, madje dyshoj të vetja nëse e njoh po të jetë përpara meje në rrugë).

Është më mirë të parandalohen skandalet, sesa të ndodhin e më pas të diskutojmë studiove.

Na rroftë drejtësia e re, nëse mblidhen edhe njëherë gjyqtarët për të ndërruar një gjyqtare me një tjetër në KLGJ. Karriera duhet të jetë meritokraci./   S.M

Të fundit

Katër përfitimet shëndetësore të kafes turke

Për shumëkënd, kafja turke është pija e preferuar në mëngjes dhe faktikisht kjo ka shumë efekte të mira pozitive. Ja...

Administrata Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi se do t’i pezullojë nga puna të gjithë punonjësit me kontratë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara...

Sekretari i Jashtëm britanik viziton Kievin, takim me presidentin ukrainas

Sekretari i Jashtëm britanik David Lamy do të vizitojë sot Ukrainën dhe gjithashtu pritet të njoftojë për sigurimin e ndihmës shtesë për Kievin prej 55 milionë eurosh Gjatë vizitës së...

Formula 1/ Publikohen pagat e pilotëve për sezonin 2025, “Mbretëron” sërish Verstappen

Këto janë pagat e pilotëve të F1 në rrjetin e ri të 2025-ës Pagat e pilotëve të Formula 1 për vitin 2025 janë bërë publike...

Vjosa Osmani vizitë në Uashington, pritet të takohet me zyrtarin e lartë të DASH

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takohet sot me një zyrtar të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) në Shtetet e Bashkuara. DASH-i...

Lajme të tjera

Web TV