Kamioni humb kontrollin në Lezhë, përplas 5 makina të parkuara

Një kamion ka humbur kontrollin dhe është përplasur me 5 makina të parkuara në anë të rrugës në lagjen ‘Skandërbeg’ në qytetin e Lezhës.

Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por dëme të shumta materiale. Policia nis verifikimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./e.t