Rama paralajmëron Berishën dhe Bashën: Fitorja në zgjedhjet e ardhshme do jetë më e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën dhe lidhjet që i bëjnë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Rama thotë se kjo ‘arenë lufte’ dhe përdorjes së personalitetit politik me fyerje dhe jo me argumente i ka shndërruar deklaratat politike në luftë civile dixhitale.

Rama më pas përmendi fitoren në Kukës nga ku ironizoi edhe arsyen e përdorur nga opozita për humbje ndërsa garantoi se PS do jetë fituese edhe në 2025.

“Kush nuk ka mizë nën kësulë, dhe kush nuk ka gurë për të hedhur pa e fshehur dorën bën luttën civile kur është për të bërë luftën, dhe bën paqen astehrrë kur duhet të bëjnë paqen.

Ata që harrojnë se pa Ramushat e të tjerët s’do kishin lirinë e fjalës, ku sot shahen shqiptarë me shqiptarë që ka degraduar si luftë civile që e merr fryëzimin këtu.

Tjetri sulmohet për t’i rrëzuar personalitetin dhe jo argumentin. Rroftë sebepi i Serbisë se tradhtarët s’janë dosido, Edvin Radoviçi, bjerini tastjerës për të luftuar me Ramoviçin, më shumë madje sesa me Vuçiçin.

Këtu në Tiranë kështu fitohen me imagjinatën e së shkuarës ata që mendojnë se do jenë në të ardhmen. Siç ndodhi në Kukës, se natyrisht vota u vodh nga dora e Vuçiçit. Por megjithatë fitorja ishte më e fortë dhe do jetë edhe më e fortë në zgjedhjet e ardhshme, do ta shikoni.

Procesi i Berlinit, gëzon mbështetjen e qeverisë së Kosovës dhe për here të parë do të zhvillohet jashtë kufijve të BE-së. Shqipëria ëhstë shtet me një pozicionim gjithnjë e më të konsoliduar.”- tha Rama./   S.M

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV