Protestat pro Palestinës kanë vazhduar në të gjithë botën që kur Hamasi sulmoi Izraelin të shtunën e kaluar.
Tubimet janë raportuar në vende si Iraku, Pakistani, Indonezia, Turqia, Malajzia dhe Bangladeshi.
Në Jordani, forcat e sigurisë thuhet se u përleshën me protestuesit që përpiqeshin t’i afroheshin kufirit me Izraelin dhe territoret e pushtuara.
Një flamur izraelit u dogj nga protestuesit pro-palestinezë në protestën në Bagdad, Irak.
Protestuesit pro-palestinez marshuan edhe drejt ambasadës amerikane në Kuala Lumpur në Malajzi./E.T