Pamjet në 3D, Ja si dukej amfiteatri romak i Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si dukej amfiteatri i Durrësit kur u ndërtua në shekullin e dytë? E vendosur në shpinë të kodrës, godina me ballinë monumenale trikatëshe që shihte nga deti dhe shihej nga deti, ulëset e këshillit të qytetit, i kishte të vendosura afër skenës, ndërsa gratë dhe skllevërit mund t’i ndiqnin ndeshjet e performancat, lart nga tarraca. Shkallaret ishin të lyera me të bardhë, ndërsa disa lozha qenë të veshura me mermer. Imazhi i amfiteatrit të Durrësit është ndërtuar në 3d duke na dhënë një pamje të plotë të tijën. Projekti, një bashkëpunim i Institutit të Arkeologjisë në Shqipëri dhe Institutit Gjerman të Arkeologjisë është fryt i një pune 12 vjeçare.

Eduard Shehi, bashkëdrejtues projekti tha se “synimi ishte që veç nje botimi që është në proces të kishim edhe një material që është më i qasshëm për publikun”

Arkeologët dhe arkitektët që kanë ndërtuar modelin 3d folën për ngjashmëritë me Koloseun dhe amfiteatro të tjerë romakë, por mbi të gjitha u ndalën edhe te veçantitë.

Henner Von Hesberg, bashkëdrejtues projekti, tregoi se “Ideja ishte të zhvillohej një projekt që shfaq gjithë kompleksin dhe marrëdhënien e zonës me qytetin antik. Amfiteatri në Durrës është shumë i veçantë. Ka të bëjë me ndërtimin dhe lidhjen e godinës me natyrën. Amfiteatrot zakonisht ndërtoheshin në mënyrë simetrike ndërsa ky, është asimetrik dhe kjo vështirësonte hyrjen e publikut, uljen e tyre në vende ose daljen. Arkitektet e kohës kanë gjetur një zgjidhje të mirë. Çdo ndërtim paguhej nga komuniteti dhe ata kanë dashur të kursejnë para”.

Arkeologët dhe arkitektët thanë se një ndërtim si ky, për vëllimin arkitektonik dhe numrin e publikut, duhej të ishte jashtë qytetit. Pozicioni asimetrik i tij solli zgjidhje të papërshtatshme për hyrjen e spektatorëve ku pjesa më e vështirë ishte komoditeti e megjithatë, amfiteatri kishte mbrojtje nga dielli. Anomalia e asimetrisë, bëri që publiku të futej përmes një hyrje të madhe që i çonte afër arenës në fashën kryesore të ulëseve. Amfiteatri u zbulua 1966 falë përkushtimit të Vangjel Toçit./I.S

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV