Kisha që u rindërtua nga myslimanët/ Kurbin, objekti i kultit u ngrit 7 shekuj më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mali i Bardhë në Kurbin është një prej fshatrave ku dëshmohet bashkëjetesa dhe harmonia fetare, vlerë që e ka dalluar Shqipërinë ndër shekuj.

Aty ndodhet një prej objekteve më të vjetra të kultit, Kisha e Shën Mëhillit e ndërtuar afro 7 shekuj me parë, që i ka afruar më tepër myslimanë dhe të krishterë.

Rindërtimi i kishës disa vite më parë u bë me kontributin e myslimanëve që përbëjnë mbi 90% të banorëve të fshatit.

Ata thonë se janë pranë njëri-tjetrit në ditë të mira e të vështira.

I kanë lënë mënjanë dallimet e besimit e shprehen se janë të një gjaku.

Çdo fillim vjeshte në kishën shekullore vijnë pelegrinë nga vende të ndryshme.

Ritet fetare i kryejnë edhe banorë të fshatit, myslymanë dhe të krishterë.

Mali i Bardhë, emrin nuk e ka marrë për shkak se dominohet apo ngrihet mes gurësh të bardhë. Banorët tregojnë se ky emër ka mbetur, pasi fshati ka patur gjithmonë në themel mikëpritjen e rrallë, bujarinë e besën, që siç ata thonë, ja ka zbardhur faqen./I.S

Të fundit

Nard Ndoka tallet me Berishën/Vetëm çelësi ka ndryshuar, bravat dhe justifikimet njëlloj

Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit nga opozita ka ngritur edhe debatin pse kreu i PD-së Sali Berisha...

Planifikimi urban/ Hyn zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë

Ka hyrë zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë shqiptare, i cili sjell ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në Rregulloren e Zhvillimit të Territorit. Këto...

“Jo çdo rrobë e pisët lahet jashtë shtëpisë”/ Alimehmeti: Duhet retushim brenda PD

Kandidati i PD për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në emisionin “Kjo javë” ku ndër të tjera foli dhe...

Ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas disa orësh 9- vjeçarja

Një 9-vjeçare ishte larguar nga prindërit teksa ndodheshin me pushime në plazhin e Shëngjinit. Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzuan vogëlushen familjes, shqiptarë...

Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdor ‘Hawala’

SPAK godet një grup kriminal që trafikoi nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe mbi 6 ton kokainë me...

Lajme të tjera

Web TV