“Nuk arrij të kuptoj vlerësimet”/ Albi Nako kritikon jurinë e DWTS: Iliri dhe Lori…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koreografi i njohur, Albi Nako, ishte sot i ftuar në emisionin “Dancing With The Stars Fan Club”, ku komentoi natën e dytë të spektaklit më të madh të kërcimit.

Teksa moderatorja e njohur, Kiara Tito, po e prezantonte, ajo tha se “Albi është plot kritika, ka marrë një bllok me shënime”. E në fakt ashtu ishte, pasi koreografi pati rezerva për puntatën  dytë të DWTS.

“Një puntatë më e zbehtë se nata e parë. Pretendimi është më i madh për natën e dytë, në rritje. Është një kast, i shoh se kanë gjëra personale, hatërmbetje nga e shkuara”.

Ndërsa duke komentuar jurinë, Nako pati një vrenjtje për Ilir Shaqirin dhe Lori Balën.

“Në lidhje me jurinë, me gjithë respektin që kam për të katërt, se kam punuar me ta. Iliri dhe Lori duke qenë se janë shumë profesionalë, duket sikur profesionalizmin e tyre duan që t’a ngulisin në mendjen e publikut. E dashje pa dashje dalin nga konteksti i tyre. Nuk arrij që ti kuptoj ‘bravo, ulu 4 dhe nuk ishe mirë, 10 pikë’”, tha koreografi i njohur./  S.M

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV