“E diskriminonin dhe e nëpërkëmbnin”, Albi Nako flet për të dashurën: Mua kto gjëra më…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albi Nako ka treguar për herë të parë në BBV3 si është njohur me të dashurën dhe sa vite kanë bashkë.

Koreografi shprehet se ajo është balerinë dhe është shumë më e re në moshë se ai. Është nga Shkodra, vjen nga një familje e varfër dhe në fillim kur kjo vajza shkoi tek studio e Albit, të gjithë filluan ta diskriminonin, ta nëpërkëmbnin, dhe ka qenë ai që i ka qëndruar pranë, ku filluan dhe shkëndijat e para.

 “Pretendohet që në jetë të bësh çmendurira por po them se kjo e fundit që nisëm mund ta fus të gjithën në kontekstin e një çmendurie. Jam në lidhje me një vajzë prej gati thuajse 4 vitesh, kam qenë diskret, e kam ruajtur. Bashkëjetoj me të që në kohën e COVID-19, është Shkodrane e rritur këtu në Tiranë. Është një vajzë që vjen nga një familje e thjeshtë, e varfër ekonomikisht por shumë e pasur në shpirt, pa baba. Është shumë më e re se unë në moshë. Ka nisur shumë spontanisht në rrugën e baletit. Kemi të njëjtin profesion. Unë e kam thënë dhe në intervistë më përpara që unë jam i martuar me baletin. Jam i sigurt që ky person është personi i fundit, për shumë arsye. E kërkova unë për të ardhur tek unë në studio, një vajzë e re shumë e ndrojtur, po e shihja, me syrin tim kishte goxha potencial edhe pse ishte e pashpresë fare. I dhashë një mundësi për të ardhur prapë, erdhi dhe filloi të asistonte në studio, në një mënyrë periferike dhe duke punuar fort. Aty ku punoja unë e nëpërkëmbnin, nuk e përfillnin, e diskriminonin, një vajzë në fillimet e veta nuk ishte trajnuar ashtu si duhet trajnuar, vinte nga një familje jo në gjendje, mua këto gjëra më çarmatosin”,  tregoi ai.

/O.S

Të fundit

Dreka vdekjeprurëse: Gruaja australiane shpallet fajtore për vrasje me kërpudha

Erin Patterson, gruaja australiane e akuzuar për helmimin me kërpudha vdekjeprurëse të tre të afërmve të saj gjatë një...

Bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushim përfundon pa marrëveshje

Raundi i parë i bisedimeve të tërthorta për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit ka përfunduar pa ndonjë përparim konkret, ka bërë të ditur...

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

Rreth katër ditë pas vizitës “blic” në Bashkinë e Vlorë, kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë të hënë të zhvillojë përsëri një vizitë...

7 korrik 1865 – Ekzekutimi i komplotistëve në vrasjen e Abraham Linkolnit

Më 7 korrik 1865, vetëm tre muaj pas vrasjes tronditëse të Presidentit Abraham Lincoln, katër prej personave të përfshirë në komplotin që çoi në...

Moti i keq ‘godet’ Italinë veriore/ Alarm në 12 rajone

Pas ditësh me temperatura përvëluese, një stuhi goditi Italinë veriore pasditen e së dielës, duke shkaktuar një viktimë në Milano dhe dëme të shumta...

Lajme të tjera

Web TV