Samiti në Tiranë/ Balla: Shqipëria më lart se kurrë në arenën ndërkombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fieri, ministri i Brendshëm Taulant Balla foli për samitin që do të mbahet nesër në Tiranë.

Balla tha se sot Shqipëria është më lart se kurrë në sytë e Evropës, ndërsa mbajtjen e samitit të Procesit të Berlinit në kryeqytetin e Shqipërisë nuk e konsideron rastësi, por fryt të punës së qeverisë.

Mbajtja e samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, për herë të parë jashtë Bashkimit Evropian, për ministrin e Brendshëm Taulant Balla tregon edhe një herë se Shqipëria është tashmë më lart se kurrë në arenën ndërkombëtare.

Zgjedhja e Tiranës, nuk është rastësi thotë Balla, por vjen si rezultat i punës së mirë disa vjeçare që qeveria ka bërë për të përparuar drejt integrimit në familjen europiane.

“Po përmbyllim 2 vite në Këshillin e Sigurimit në OKB, kemi patur Presidencën e OSBE. Është hera e parë që Samiti i Procesit të Berlinit zhvillohet jashtë vendeve të BE, e fakti që Shqipëria u zgjodh nuk është rastësi, por meritë e qeverisë shqiptare e kryeministrit Rama.

Shqipëria renditet në pararojën e vendeve të BP, përsa i përket ecurisë drejt BE. Jemi gati për të mbajtur konferencën e dytë qeveritare mes Shqipërisë dhe BE, ndërkohë që kemi përfunduar procesin ‘screening’ në një sërë grup kapitujsh”, nënvizoi ai.

Ministri kërkoi që edhe Bashkimi Europian t’u qëndrojë angazhimeve dhe ta përfshijë Ballkanin Perëndimor në projekte zhvillimi dhe përshpejtojë rrugën e afrimit të këtyre vendeve me BE.

“Lajmi i mirë që vjen nga Samiti është që vendet e BP do të jenë pjesë e një sërë procesesh të rëndësishme të zhvillimit të kësaj hapësire që është gjeografikisht në Europë, por të jetë edhe politikisht përmes përshpejtimit të procesit të anëtarësimit.

Lexo edhe :  Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Konteksti gjeopolitik pas luftës në Ukrainë, apo edhe brenda BP pas situatës në veriun e Kosovës, sulme të cilat Shqipëria i ka dënuar ashpër, duhet të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit, si një zgjidhje për stabilitet në rajon.

Shqipëria qëndron pranë Kosovës dhe mbështet anëtarësimin e saj në BE dhe struktura të tjera euro-atlantike.

Rruga e këtij procesi kalon përmes koordinimit të vazhdueshëm, të përditshëm, me vendet që e bënë të mundur pavarësimin e Kosovës. Pa SHBA dhe BE ky proces nuk do kishte ndodhur”, deklaroi Balla.

Deklaratat, Balla i bëri nga Fieri ku mori pjesë në festimet për 79-vjetorin e çlirimit të qytetit./   S.M

Të fundit

“Mbushet” portali i denoncimeve/ “Hapësira ime publike”, mbi 3000 ankesa nga qytetarët

24 orë nga aktivizimi i portalit hapësira ime publike, qytetarët janë dyndur të denoncojnë onlinë mijëra raste të ndërtimeve...

Mesazhi i fundit i gazetarit të Al Jazeera-s që u vra nga izraelitët

Pesë gazetarë të Al Jazeera-s janë vrarë në një sulm izraelit pranë Spitalit Al-Shifa të Qytetit të Gazës, tha transmetuesi i Katarit. Korrespondentët Anas al-Sharif...

U anulua një muaj më parë, rihapet gara për koncesionin e autostradës Milot-Balldre

Një muaj pas anulimit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rishpallur garën për koncesionin e autostradës Milot-Balldre me vlerë 364,732,924 euro pa TVSH. Kompanitë...

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk do të kenë kurrë shtëpi të tyren!

Shqipëria dhe pjesa më e madhe e globit, po arrijnë në një pikë ku të paturit e një shtëpie po bëhet e pamundur për...

11 gusht 1965 – Trazirat racore në Watts, Los Angeles, 35 të vdekur

Një shpërthim i dhunshëm, një klithmë e dëshpërimit të akumuluar Më 11 gusht 1965, rrugët e lagjes Watts, në jug të Los Anxhelosit, shpërthyen në...

Lajme të tjera

Web TV