Antarktida ka humbur 7.5 trilion ton akull që nga viti 1997

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 40% e ishujve të akullit të Antarktidës janë tkurrur që nga viti 1997, me pothuajse gjysma e tyre që nuk tregojnë “shenja rikuperimi”, sipas një studimi të ri në lidhje me fenomenin e kolapsit të klimës.

Shkencëtarët në Universitetin e Leeds llogaritën se 67 trilion ton akull humbën në perëndim të Antarktidës, ndërsa 59 trilionë ton u formuan në lindje ndërmjet 1997-2021. Rezultati, një humbje neto prej 7.5 trilionë ton akull.

Vihet re se ujërat e ngrohta në anën perëndimore të Antarktidës shkrijnë akullin, ndërsa në lindje ishujt e akullit mbetën të njëjta ose u ekspozuan ndaj temperaturave të larta.

Ishujt e akullit ndodhen në skajin e çdo akullnaje dhe ngadalësojnë shpejtësinë e rrjedhës së saj drejt oqeanit. Kur ato tkurren, akullnajat lëshojnë sasi më të mëdha të ujit të freskët në det, gjë që mund të prishë rrymat e Oqeanit Jugor.

“Shkrirja e ishujve të akullit sa vjen edhe po përkeqësohet kjo ka të bëjë me temperaturën e oqeanit dhe rrymat rreth Antarktidës,” shpjegon Dr Benjamin Davison, autori kryesor i studimit të botuar në revistën shkencore Scientific Advances.

“Gjysma perëndimore është e ekspozuar ndaj ujit të ngrohtë, i cili mund të gërryejë shpejt pjesën e poshtme të ishujve të akullit, ndërsa pjesa më e madhe e Antarktidës lindore është sot e mbrojtur nga uji i ngrohtë nga një brez ujërash të ftohtë bregdetar,” vëren ai.

Shkencëtarët llogaritën ndryshimet vjetore në vëllimin e akullit duke përdorur satelitë që janë në gjendje të regjistrojnë nëpër retë e trasha gjatë netëve të pafundme polare.

Ata ekzaminuan mbi 100,000 imazhe nga hapësira, duke analizuar shëndetin e ishujve të akullit, të cilat mund të kenë implikime për pjesën tjetër të planetit./E.Ç

Të fundit

Misioni i pambaruar i Princit gjerman, Vidi largohet Shqipëria

3 shtator 1914 Përgatiti: Leonard Veizi Në fillim të shekullit XX, Shqipëria sapo kishte shpallur Pavarësinë më 28 nëntor 1912, por...

“Albin Kurti do jetë i vdekur”, grafite skandaloze në veriun e Mitrovicës

Mbrëmë pas orës 21:00 në rrugën “Vasilia Ostrovski” në pjesën veriore të Mitrovicës është identifikuar një grafit kërcënues ndaj kryeministrin në detyrë, Albin Kurti....

Paketa e Maleve, deputeti i PD: Rrezik për paqen sociale në Tropojë, Has e Kukës

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, thotë se Paketa e Maleve e miratuar nga Qeveria rrezikon paqen sociale në Qarkun e Kukësit. “Mënyra me...

“Vajzat VIP në burgje”, gazetari: Nuk ishte lajm i ri

Vizitat në burgje të vajzave të shoubizit shqiptar dhe botës së medias, për gazetarin Andi Vrapi nuk përbëjnë një lajm të ri. Në “Dita...

Çfarë s’mund të jetë një ministër sot? (apo dje)

Nga Artan Fuga Është për të buzëqeshur kur dëgjon se debatohet se cili do të jetë profili i ministrave të 11 shtatorit. Gjëja më me...

Lajme të tjera

Web TV