Dërgohet për gjykim dosja e Alda Klosit, ja akuza e ngritur nga Prokuroria ndaj saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria Tiranës ka dërguar për gjykim dosjen e ish-zyrtares së Ministrisë së Financave, Alda Klosi.

Ndaj saj është ngritur akuza për  “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Gjithashtu është çuar për gjykime edhe dosja ndaj ish-patrueses së saj, Rozeta Dobi dhe të birit, Havier, për veprën penale  “Vjedhja” me pasoja të rënda, në bashkëpunim dhe “Vjedhja” më shumë se një herë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq tre të pandehur me akuzat për “Vjedhje” me pasoja të rënda dhe “Refuzim për deklarim”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.9220 të vitit 2022, ka nisur kërkesën për gjykim kundër të pandehurve:

R.D, për vëprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, në bashkëpunim dhe “Vjedhja” më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 134/3-25 dhe 134/2 i Kodit Penal;

H.D, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/3-25 i Kodit Penal; dhe

A.K, për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Më vendimin e datës 06.10.2023, është bërë veçimi i procedimeve, ku është vendosur regjistrimi i procedimit pasuror nr.05, duke qenë se e pandehura A.K., ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Duke qenë subjekt i ligjit Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, të trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave kundër pasurisë”, po vazhdon verifikimi dhe hetimi mbi pasuritë e kësaj shtetaseje dhe familjarëve të saj, si dhe do të sekuestrohen pasuritë e pajustifikuara me burime të ligjshme të subjekteve të përfshira në ketë hetim./E.T

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV