Droga pranë shkollave/ Balla: Policia po ndjek këmba-këmbës keqbërësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, thekson se policia vijon aksionin kundër shpërndarësve të drogës pranë shkollave.

Balla shkruan në “facebook” se ditën e fundit policia ka arrestuar dhe proceduar penalisht 27 persona për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve të ndryshme narkotike.

“Çdo ditë, pranë çdo shkolle dhe në mjedise publike Policia e Shtetit është vigjilente për të ndjekur këmba-këmbës dhe ndaluar keqbërësit/shpërndarësit e lëndëve narkotike dhe psikotrope.

Operacioni kombëtar për garantimin e #PaketaeSigurisënëShkolla ka vijuar intensivisht të gjithë vendin duke bërë të mundur arrestimin gjatë ditëve të fundit dhe procedimin penal të 27 personave për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve të ndryshme narkotike të ndryshme narkotike, në afërsi të shkollave ose në lokale të frekuentuar nga të rinjtë”, shkruan Balla./   S.M

 

 

Të fundit

Përdorimi i bombolave të gazit! Këshilla se si duhet të ruhen dhe të bëhet kujdes

Përdorimi i bombolave të gazit në ambiente familjare vijon të mbetet një burim potencial rreziku nëse nuk respektohen masat...

‘Teknologjia e kursyer’ mund të ndërtojë një botë më të mirë për të gjithë ne

Titanë si Musk do të donin të na bindnin se inovacioni do të thotë zgjidhje që vijnë nga lart-poshtë dhe që pasurojnë vetëm të...

Kampioni i muskujve dhe karakterit, Endri Pandazi drejt Arabisë Saudite

Pas çdo titulli kampioni fshihet një histori që rrallëherë shihet. Për Endri Pandazin, suksesi në bodybuilding nuk ka ardhurthjesht nga talenti apo fiziku, por...

“The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për të zbuluar qytetet interesante...

Një akademi për “barinjtë” e hoteleve që duan turizëm elitar por shërbejnë si lopçar

Nga Kreshnik Spahiu Matteo është një mik imi italian që e kam njohur 10 vjet më parë. Ai studionte në Berlin dhe ndër të tjera...

Lajme të tjera

Web TV