Mungoi në Samitin e Berlinit/ Macron vjen nesër në Tiranë, zbardhet axhenda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri ditën e nesërme. Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ndërkohë, Presidenca ka zbardhur agjendën e vizitës së Macron në Shqipëri:

8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

-Interpretohet himni kombëtar francez;

-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;

-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;

-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.

Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.

Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.

08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron shtyu ardhjen e tij në Tiranë dhe shkak për këtë është bërë një sulm terrorist në Arras (Francë) ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme.

Presidenti francez pritej të mbërrinte në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit, i cili mbledh së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve evropiane për të nxitur dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, si dhe afrimin me Bashkimin Evropian./  S.M

Të fundit

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e...

Lajme të tjera

Web TV