Rama: Plani i Von der Leyen tregon hapjen e BE drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për kryeministrin Edi Rama, plani i presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen për integrimin, tregon hapjen e Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë, me Von der Leyan dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, Rama deklaroi se sipas këtij plani, BE është e gatshme të marrë hapa shtesë që ka lidhje me anëtarësimin, qoftë financiarisht dhe gjithashtu sa i përket hapjes të një tregu të vetëm.

“Më lini që të përfundoj duke nënvizuar rëndësinë e lartë të këtij samiti sepse kam frikë se më pas do të diskutohen për fjalët se çfarë tha presidentja Von der Leyen apo kancelari Scholz. Çështja është se diçka thelbësore po ndryshon thelbësisht. Ne mund të diskutojmë sesa shumë kohë na është dashur dhe sa torturuese kjo rrugë është, por që prej agresionit rus, diçka ka ndyshuar thelbësisht. Ne mund ta shohim sepse ne jemi të detajuar ndaj çdo lëvizjeje, çdo buzëqeshjeje, çdo lëvizje syri kur njerëzit flasin. Nëse më parë, mund të shihnim dosa vende anëtare shumë pozitive, dhe disa vende anëtare të tjera skeptike, sot nuk është e njëjta gjë. Është një frymë e ndryshe sot.

Samiti ka sjellë disa rezultate të jashtëzakonshme, plani i Von der Leyen nuk është më si dikur, nuk është diçka si gjithë të tjerat, është i hapur dhe tregon se BE po hapet drejt vendeve jo anëtare të Ballkanit Perëndimor duke pranuar se janë të gatshëm, të marrin hapa shtesë që kanë lidhje me anëtarësimin, qoftë financiarisht dhe gjithashtu sa i përket hapjes të një tregu të vetëm. Nuk është një anëtarësim i plotë, sigurisht, por nuk është e njëjta gjë që ka ndodhur për vendet e tjera”, theksoi ai/I.S

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV