Aksidentet/ Në shtator u rritën me 4.5%, shoferët më problematikë 25-34 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i aksidenteve këtë shtator ishte me një rritje 4.5 për qind në raport me një vit më parë. Të dhënat e Institutit të Statistikave raportojnë për 93 aksidente rrugore nga 89 të ndodhura në muajin Shtator 2022.

”Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 122 persona nga 134 në muajin Shtator 2022. Aksidentet rrugore, në 94,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit” thuhet në publikimin e INSTAT.

Por teksa drejtuesit e mjeteve janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve përmes sjelljes në timon INSTAT ka klasifikuar edhe moshën më problematike apo atë që ka qenë shkak për më shumë aksidente të raportuara.

“ Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 25,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 9,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” raporton INSTAT.

Ky  i fundit nënvizon se në muajin Shtator 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Shtunë me 20,4 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Enjte me 4,3 %.

Në muajin Shtator 2023, 22,5 % e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00.

Pavarësisht rritjes së shtatorit bilanci i aksidenteve në total për 9-mujorin rezulton me ulje.

“Në nëntëmujorin e vitit 2023, numërohen 863 aksidente rrugore nga 884 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 2,4 %.  Numri i të aksidentuarve është 1.189 persona nga 1.257 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lexo edhe :  Berat, ish-drejtori i SHISH kapet me dokumente sekrete dhe municion në shtëpi

Aksidentet rrugore, në 11,5 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për nëntëmujorin është ulur me 11,6 %” thuhet në publikimin e INSTAT./Monitor/   S.M

Të fundit

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Lajme të tjera

Web TV