Vendet e Evropës shtojnë kufizimet, ndalojnë demonstratat pro-Palestinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë policia në Paris ka shpërndarë me forcë dy demonstrime kundër dhunës në Palestinë, duke cituar shqetësime për rendin publik.

IZRAEL-Demonstratat pro-Palestinës po përballen me kufizime e ndalime në shumicën e vendeve të Evropës duke ngritur shqetësime për shkelje të lirisë së shprehjes e grumbullimit. Ndërsa përkundrazi nuk ka pasur kufizime për demonstrimet në mbështetje të Izraelit, por zyrtarë qeveritarë kanë marrë pjesë në to, duke shprehur qartazi mbështetjen e tyre, shkruan e përditshmja turke Anadolu.

Ministrja e brendshme britanike Suella Braverman habiti shumë dy ditë më parë kur tha se valëvitja e një flamuri palestinez ose brohoritja e disa sloganeve të caktuara mund të jetë e jashtëligjshme pasi ato “lavdërojnë terrorizmin”.

Ndërkohë policia në Paris ka shpërndarë me forcë dy demonstrime kundër dhunës në Palestinë, duke cituar shqetësime për rendin publik.

Në Berlin u ndalua një miting solidariteti me Palestinën duke ngritur pikëpyetje për të drejtën e grumbullimeve paqësore në mbështetje të Palestinës.

Ndersa e përditshmja e njohur britanike ‘The Guardian’ ka njoftuar se nuk do të rinovojë kontratën e ilustruesit të saj të më shumë se 4 dekadave Steve Bell, prej një karikature të kryeministrit Benjamin Netanyahu, që evokonte shakanë anti-semite të personazhit hebre të Shekspirit në dramën “Tregtari i Venecias.”/I.S

Të fundit

Ka një shkëputje të rrezikshme: në çështjen e Gazës, politika nuk flet më për popullin

nga Gaby Hinsliff Fillimisht duhej të ishte një bisedë e ngrohtë për gatimin dhe përvojat e mëmësisë së re. Por programi...

“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare

Plazhet e Shqipërisë do të kthehen në “hit” këtë verë. Vendi ballkanik shkëlqen me një thesar plazhesh kilometra të gjata të fshehura midis mbetjeve...

Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares!

Mbyti babain me tel, arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e Anesti Ramës, ngjarje...

Zjarret përfshijnë disa zona në vend, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Situata nga zjarret në disa qarqe të vendit vijon të jetë kritike, ndërsa Forcat Ajrore dhe strukturat vendore të emergjencës janë në gatishmëri të...

Ju nuk jeni Kosova, as Shqipëria!

Nga Fejzo Subashi. Nëse edhe sot, nuk e vënë në efiçenc, deputetët e Parlamentit të Kosovës, të zgjedhur në shkurt të këtij viti, pa përjashtim,...

Lajme të tjera

Web TV