Kiara dhe Luizi më të dashuruar se kurrë/ Ndajnë me publikun momente intime (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kiara dhe Luizi vazhdojnë të jenë padiskutim një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar dhe sigurisht që çdo postim i tyre në rrjetet sociale krijon zhurmë në shtypin rozë.

Ndërkohë që të dy janë tepër të angazhuar me projektet përkatëse, duket se dyshja e njohur ka gjetur kohën të pushojë përkrah njëri-tjetrit dhe këtë moment kanë preferuar ta ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Ka qënë Luizi ai që ka hedhur në InstaStory, një fotografi teksa gjendet në krahët e Kiarës, teksa po pushojnë në divan.

E veshur me pizhama rozë, Kiara shihet të ketë gjetur qetësinë në krahët e Luizit, duke i dhuruar një përqafim të ngrohtë.

Ky postim është bërë ende më i bukur, falë këngës që Luizi ka zgjedhur ta shoqërojë dhe bëhet fjalë për “Grande Amore”, duke nënkuptuar kështu se i referohet Kiarës si dashuria e tij më e madhe, që për hir të së vërtetës mund të themi që artisti e ka treguar vazhdimisht.

Theksojmë që së fundmi, Luizi është tepër i ngarkuar me turneun e filmit “Në kuadër të Dashurisë”, i cili para dy ditësh kishte premierën në Shkodër, ku iu bë një pritje madhështore. Ndërsa ditën e sotme, filmi do të shfaqet në disa kinema në Kosovë.

Sa i përket Kiarës, ajo është tepër e ngarkuar me programin e saj më të ri, “DWTS Fun Club”, i cili javën e kaluar ka shkaktuar një zhurmë të madhe për shkak të një deklarate të moderatores, duke ngritur dyshimet që mund të jetë në pritje të ëmbël./   S.M

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV