Presidenti kroat: Shqipëria ka bërë përparim, por BE s’ka reflektuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ndodhet për një vizitë dy ditore në Shqipëri me ftesë të Presidentit Begaj.

Në konferencën e përbashkët që u zhvillua ditën e sotme, Milanoviç deklaroi se vendet e Bashkimit Evropian po tregohen të pasinqertë me Shqipërinë dhe Kosovën.

Milanoviç deklaroi se është dëshmitar prej 20 vitesh i zhvillimit të Shqipërisë në të gjitha aspektet, por fatkeqësisht shton ai “ky progres nuk është përcjellë me reagimet e duhura institucionale nga ana e Bashkimit Europian.

Presidenti kroat theksoi se është i vetmi jo shqiptar që ka kërkuar në New York njohjen e Kosovës.

“Në 20 vite jam dëshmitar i zhvillimit të Shqipërisë në të gjitha aspektet. Fatkeqësisht ky progres nuk është përcjellë me reagimet e duhura institucionale nga ana e Bashkimit Europian.

Dua të them diçka që e kam thënë për herë të parë në vitin 2012, kur kryeministër ishte Sali Berisha, por rrethanat ishin të ngjashme. Në atë kohë Shqipëria kishte 3 vite që ishte anëtare e NATO-s.

Në atë kohë Serbia dhe Mali i zi kishin avancuar, por për Shqipërinë nuk ndodhte asgjë. Ky absurd i cili ishte i dukshëm atëherë është i dukshëm edhe tani.

Një shtet që është mjaft i organizuar që të jetë anëtare në NATO, në të njëjtën kohë avancimi drejt një aleancë tjetër si Bashkimi Europian, aty Shqipëria nuk ka mundur as të bëjë hapin e parë, madje as të ngrihet nga shtrati.

Kjo është e pasinqertë, nuk është siç duhet. Tashmë pas 11 vitesh, kemi lëvizur pak por jo shumë.

Kjo flet shumë për Bashkimin Europian, për prioritetet tona. Fakt është që jam ndër të vetmit që nuk jam shqiptar, dhe kam bërë në New York thirrjen për të pranuar Kosovën. Kjo është tema për të cilën foli edhe zoti president.

Këtë fakt e di e gjithë Europa, por nuk do ta përmendi, kjo nuk është shumë e mirë dhe e sinqertë. Kjo është e padobishme e madje e dëmshme për ne. Kemi 12 vjet që dëgjojmë argumente të njëjta e ndërsa koha kalon, pengesat bëhen më të vështira. Shuma pak gjëra po bëhen.” – tha Milanoviç./   S.M

Të fundit

Nga Amerika në Kosovë, amaneti që lidhi kujtime, luftëra dhe jetë të humbura

Mimoza Dajçi  Në fund të muajit të kaluar udhëtova nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për në Kosovë. Presidentja e...

Trump do vetëdorëzimin e Ukrainës, jo paqen e negociuar me Putinin

Skender Minxhozi Kur deklaronte se do t’i jepte fund konfliktit Rusi-Ukrainë pa hyrë ende në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ishte besimplotë dhe serioz. Nuk...

Aksident në Shkodër, kamioni përplaset me makinën! Raportohet për 3 të plagosur rëndë

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkodër-Bushat me 3 të plagosur rëndë. Një kamion raportohet se është përplasur me një makinë në kryqëzimin e...

Natë makthi për Neymar/ Santos pëson humbje të rëndë, edhe tifozët i kthejnë shpinën

Ishte një e diel makthi për Neymar dhe Santosin. Përpara një turme vendase në Vila Belmiro, skuadra e Santos pësoi një humbje të thellë 0-6 kundër...

Wayne Rooney kritikon sulmuesin Alexander Isak: “Po shkon në rrugën e gabuar”

Wayne Rooney bëri debutimin e tij si komentator televiziv në Angli, duke lëshuar menjëherë fjalë të ashpra ndaj sulmuesit suedez Alexander Isak. Ish-kapiteni i Manchester United...

Lajme të tjera

Web TV