Presidenti paralajmëroi Hamasin që të mos vjedhë apo devijojë ndihmat humanitare që vendet në mbarë botën po dërgojnë në rajon
IZRAEL- Presidenti Joe Biden njoftoi nga Izraeli se SHBA do të dërgojë 100 milionë dollarë ndihmë humanitare për Gazën dhe Bregun Perëndimor, raportojnë mediat e huaja.
“Këto para do të mbështesin më shumë se 1 milion palestinezë të zhvendosur dhe të prekur nga konflikti, duke përfshirë nevojat urgjente në Gaza,” tha Biden gjatë një fjalimi në Izrael. Një zyrtar amerikan tha se ndihma do të vinte nga fondet ekzistuese të miratuara tashmë nga Kongresi.
Presidenti paralajmëroi Hamasin që të mos vjedhë apo devijojë ndihmat humanitare që vendet në mbarë botën po dërgojnë në rajon.
Njoftimi vjen pasi një shpërthim masiv tronditi një spital të qytetit të Gazës të martën, duke vrarë qindra njerëz. Hamasi fajësoi Izraelin për shpërthimin, ndërsa ushtria izraelite tha se spitali u godit nga një raketë e gabuar nga militantët palestinezë. Biden deri më tani ka mbajtur anën e zyrtarëve izraelitë, duke i thënë kryeministrit Benjamin Netanyahu se sulmi dukej se ishte kryer “nga ekipi tjetër”./I.S